🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,929 ▼ -0.04% ETH $2,237 ▼ -0.41% XRP $1.1590 ▼ -0.7% SOL $89.2500 ▼ -0.83%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Politika

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe in

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, bëri sot një deklaratë publike ku kritikoi politikën financiare të qeverisë ndaj mbrojtjes sociale, duke nënvizuar se pensionet në Shqipëri mbeten më të ulëtat në rajon dhe se masa e indeksimit mujor arrin vetëm në 900 lekë.

Përmes një video-mesazhi, Tabaku e cilësoi situatën si një dështim të drejtësisë sociale, duke u shprehur se vendi po përballet me “pensionet më të ulëta në rajon, në një Shqipëri që po plaket”.

Ajo akuzoi ekzekutivin se po zbaton prioritete të gabuara buxhetore, ndërsa “një qeveri që gjen miliarda për një pakicë, ndërsa mbi 800 mijë pensionistë numërojnë lekët për të mbyllur muajin. Pas një jete pune, meritojnë dinjitet. Ky sistem u lë varfërinë!”.

Sipas deputetes demokrate, shifrat reale rrëzojnë deklaratat zyrtare të autoriteteve. Ajo theksoi se sot “pensionet janë më të ulëta se pagat, ndërkohë që indeksimi është vetëm 900 lekë në muaj, ndryshe nga gënjeshtra e qeverisë, nga retorika, nga propaganda e qeverisë”.

Në analizën e saj krahasuese me vendet e rajonit, Tabaku solli në vëmendje diferencat e dukshme të pagesave mujore. Ajo nënvizoi se “jo rastësisht sot pensionet mesatare, ato të fshatit, janë pothuajse 125 euro”, shifër kjo që sipas saj mbetet “nën pensionin minimal të Kosovës që e ka 150 euro, po as edhe të Bosnjës që e ka 185 euro”.

Sa i përket zonave urbane, ajo sqaroi se “pensioni mesatar i qytetit nga ana tjetër, që është mesatarisht 209 euro, është më pak se gjysma e minimumit të Malit të Zi. Ne nuk krahasohemi dot as me rajonin”.

Duke ndalur te shkaqet strukturore të kësaj krize në skemën e sigurimeve shoqërore, Tabaku vuri gishtin te shkalla e lartë e informalitetit në tregun e punës dhe disbalanca e raportit kontribuues-përfitues, duke përfunduar se “një nga shkaqet e kësaj situate sigurisht që është informaliteti i lartë, pasi çdo pensionist për pensionin e vet të pleqërisë ka vetëm 1.36 kontribuues”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.