Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.17 ▼1.42%
ARI 4,990 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,158 ▼ -0.12% ETH $2,329 ▲ +0.31% XRP $1.5238 ▲ +0.27% SOL $94.2600 ▼ -0.5%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.17 ▼1.42 % ARI 4,990 ▼0.36 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.17 ▼1.42 % ARI 4,990 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet 2017 / Nga Ben Blushi te Mesila Doda, ja deputetët që mbetën jashtë parlamentit

Nga rezultatet e deritanishme, PD-ja është duke humbur në këto zgjedhje. Megjithatë një tjetër “humbje” PD-ja e ka pësuar brenda radhëve të saj.

Shumë emra të njohur të selisë blu nuk kanë mundur të marrin mandatin për të qenë pjesë e Kuvendit. Arben Ristani, që është numri 2 i PD-së, nuk ka mundur ta marrë mandatin në Vlorë.

Agron Duka nuk e ka marrë mandatin e tij, duke u renditur i pesti në Durrës, megjithatë shpresat e tij kanë qenë për kutitë e Shijakut.

Edhe kandidati për Tiranën Gert Bogdani, me numërimin e më shumë se gjysmës të kutisë, mbetet jashtë parlamentit.

Preç Zogaj, i renditur i katërti në listën e PD-së për qarkun e Lezhës, rrezikon që të mos marrë mandatin e deputetit. Në këtë qark PD-ja aktualisht ka siguruar tre mandate.

Edhe deputeti i Beratit, Astrit Veliaj, nuk e ka marrë mandatin e tij në qark. Ajo që bie në sy është edhe mungesa e Shpëtim Idrizit dhe Mesila Dodës, e cila kandidonte e dyta në Tiranë.

Deputetja e PDIU-së nuk ka mundur të marrë një mandat. Edhe Ben Blushi, kreu i partisë LIBRA, nuk do të jetë në parlament.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.