Politika

Zgjedhjet e 21 qershorit, KE dërgon në Shqipëri 24 vëzhgues

24 vëzhgues të Këshillit të Europës do të mbërrijnë në Shqipëri për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Misioni drejtohet nga zv. Presidenti i Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale në KE, Stewart Dickson.

Delegacioni thekson se kjo është hera e parë që votohet për strukturë të re territoriale. Misioni do të qëndrojë në Shqipëri nga 18-22 qershor.

Sipas njoftimit zyrtar, delegacioni ka përfaqësues nga 15 vende, pesë prej të cilave nga Bashkimi Europian. Në përbërje të tij do të jetë edhe ekspertja e çështjeve elektorale, Christina Binder. Misioni do të takohet me kreun e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Gjithashtu, janë parashikuar takime edhe me përfaqësuesit e partive dhe koalicioneve që marrin pjesë në këto zgjedhje, si dhe me kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës.

“Ditën e zgjedhjeve, delegacioni i Kongresit do të ketë 11 skuadra për të vëzhguar votimin në qytetet kryesore si Tirana, Kukësi, Fieri dhe Shkodra”, thuhet në njoftim.

Më pas misioni do të bëjë publike përfundimet paraprake në një konferencë të përbashkët për shtyp me misionin e OSBE/ODIHR më 22 qershor në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button