Politika
Zgjedhjet lokale, Basha: Negociatat me partitë aleate po ecin si duhet
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se forca që ai drejton po vazhdon bisedimet me aleatët e ngushtë për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale.
“Negociatat po vijojnë, – tha Basha. – Po bëhet përparim i duhur. Shumë shpejt do kemi rezultate. Partia Demokratike po negocion me të gjitha partitë që kanë vullnetin e mirë për të bashkëpunuar në funksion të ringritjes së vlerave” u shpreh Basha, duke lënë të kuptojë se bashkëpunimi me Partinë Republikane për një kandidat të përbashkët në Durrës është i mundur.