Kosova

Të martën seancë dëgjimore në rastin e Oliver Ivanoviqit

Gjykata e Apelit të Kosovës ka planifikuar për të martën mbajtjen e një seance dëgjimore në rastin kundër udhëheqësit të Iniciativës Qytetare Serbe “SDP” Oliver Ivanoviq.

Avokati Nebojsha Vlajiq  tha se gjykatësit në këtë seancë që duan për të hetuar pretendimet e mbrojtjes lidhur me ngjarjet për të cilat ishte dënuar Ivanoviq si dhe janë dëgjuar shumë dëshmitarë, dhe se procedurat janë kryer para gjykatës së UNMIK-ut, transmeton Klan Kosova.

Në partinë e Ivanoviqit presin që dëshmitarët ta thonë “të vërtetën dhe arsyet për të cilat në  vitin 2002 është hedhur poshtë aktakuza kundër Ivanoviqit”.

Zëvendësja e Ivanoviqit në SDP, Ksenija Bozhoviq ka thënë për Kontakt Plus se dëshmitari është i njohur me të gjitha detajet e procesit gjyqësor që u zhvillua në vitin 2002 kundër Ivanoviqit para gjykatës së UNMIK-ut, dhe se ai pritet vetëm të thotë të vërtetën në lidhje me hedhjen poshtë të akuzave për mungesë provash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button