⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,337 ▼ -0.54% ETH $2,331 ▼ -1.6% XRP $1.2955 ▲ +0.88% SOL $100.9400 ▼ -0.5%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Zgjedhjet në Gjermani/Rezultati zyrtar paraprak: Fitore e ngushtë e SPD-së

Sipas rezultateve paraprake zyrtare, zgjedhjet e Bundestagut i ka fituar Partia Socialdemokrate, SPD, e cila arriti të marrë 25,7% të votave.

Sipas rezultateve të bëra të ditura nga drejtuesi federal për zgjedhjet të hënën në mëngjes, zgjedhjet e Bundestagut i kanë fituar socialdemokratët më 25,7%, kurse Unioni konservator i CDU/CSU-së renditet i dyti me 24,1%. Të Gjelbrit renditen të tretët me 14,8%, të ndjekur nga FDP-ja me 11,5% dhe partia populiste e djathtë, AfD me 10,3%. E Majta arriti vetëm 4,9% të votave, dhe nuk kalon kuotën e 5%, por për shkak se arriti të marrë tre mandate të drejtpërdrejta, hyn në fuqi klauzola bazë e mandateve, kjo nënkupton që E Majta do të hyjë me 39 deputetë në Bundestag.

SPD-ja sipas këtyre të dhënave arrin të marrë 209 vende në parlament, kurse CDU-ja 151, CSU-ja 45, Unioni arrin së bashku 196 mandate. Të Gjelbrit kanë 118 deputetë në Bundestag, FDP-ja 92 dhe e AfD-ja 83. Pas shumë kohësh sërish një vend në Bundestag e merr edhe Shoqata e Zgjedhësve të Shlesvigut Jugor, sepse për partinë e pakicës së danezëve dhe frizëve nuk vlen kuota e 5% dhe klauzola e mandateve bazë.

Bundestagu i ri do të ketë më shumë deputetë se kurrë më parë. Sipas të dhënave zyrtare në të do të ulen 735 deputetë., me këtë tejkalohet numri rekord i 709 parlamentarëve të legjislaturës së kaluar. Shumica absolute arrihet me 368 deputetë.

Koalicionet e mundshme nga ana matematikore do të ishin një koalicion i SPD-së, Të Gjelbërve dhe liberalëve me 416 mandate, si edhe një aleancë e Unionit, Të Gjelbërve dhe liberalëve me 406 mandate. Për një koalicion SPD, E Majta dhe Të Gjelbrit nuk mjaftojnë votat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.