☁️
Tiranë 15°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,834 ▼ -1.1% ETH $2,380 ▼ -1.14% XRP $1.2868 ▼ -2.91% SOL $102.1100 ▼ -2.33%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje arrin në 52 mandate falë diasporës

Lëvizja Vetëvendosje ka mbërritur në 52 ulëse në Kuvend nga numërimi i më pak se 50 mijë votave nga votimi me postë dhe i 22 mijë të votave nëpër përfaqësi diplomatike. E deri në fund kanë mbetur edhe rreth 35 mijë zarfe të ardhura me postë e rreth 11 mijë me vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Në rezultatet e përgjithshme, Vetëvendosje ka marrë 45.89 për qind si partia e parë. Partia Demokratike e Kosovës ka rënë në 19.96 për qind. Lidhja Demokratike është e treta me 17.04 për qind dhe Aleanca e katërta me 6.89 për qind. Në ulëse deri tash, VV-ja ka marrë 52 ulëse, PDK-ja 22, LDK-ja 19 e AAK-ja 7.

Në rezultatet paraprake, VV-ja si parti e parë i mori 42.96% apo 48 ulëse, ndërsa në përfaqësi diplomatike më shumë se 83 për qind. Në votat me postë, ajo mori 70.26.

Sipas zhvillimeve, nëse janë edhe 40 mijë vota për numërim, ndryshimet janë zor të projektuara. Që VV-ja të marrë edhe një ulëse i duhet të mbajë kuotën prej më shumë se 70 për qind në numërimin me postë dhe të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Ulëset në Kuvend ndahen me formulën D’Hondt. Pas zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor, duhet të konstituohet Kuvendi si dhe të zgjidhen edhe presidenti e edhe Qeveria. Për shumicën në Kuvend dhe për formimin e Qeverisë duhen 61 vota, e për presidentin kuorum prej 80 deputetësh në dy raundet e para.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.