☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,800 ▼ -1.3% ETH $2,372 ▼ -1.56% XRP $1.2828 ▼ -3.4% SOL $102.0800 ▼ -2.49%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

TAJVAN – Të paktën një i vdekur dhe 530 të plagosur nga tajfuni “Champi”

TAIPEI, 24 tetor /ATSH-DPA/- Numri i personave të plagosur nga tajfuni “Champi” në Tajvan është rritur në rreth 530, ndërsa një person ka humbur jetën, njoftuan sot autoritetet.

Sipas raportimeve, viktima është një burrë, i cili humbi jetën pasi dallgët e forta e morën me vete në det, në skajin jugor të ishullit.

Stuhia shkaktoi dëme të mëdha në disa zona të Tajvanit.

Autoritetet raportuan rreth 2,200 pemë të rrëzuara dhe më shumë se 700 ndërtesa të dëmtuara.

Gjithashtu, sipas medieve, mbi 280 mijë familje mbetën përkohësisht pa energji elektrike.

Tajfuni “Champi”, i cili për një periudhë të shkurtër arriti fuqinë e një supertajfuni, tashmë është dobësuar.

Sipas agjencisë meteorologjike të Tajvanit, pranë qendrës së stuhisë u regjistruan erëra me shpejtësi të vazhdueshme deri në 126 kilometra në orë, ndërsa në disa momente shpejtësia e erës arriti deri në 162 kilometra në orë.

Parashikohet që “Champi” të lëvizë drejt veriut dhe deri të dielën të kalojë pranë provincës bregdetare Zhejiang të Kinës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.