Politika

Zgjedhjet në Moldavi-Kryesuesja e misionit të OSBE-së, Dade paraqet raportin paraprak

Misioni i vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, që kryesohet nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Arta Dade, në cilësinë e Koordinatores së Posaçme, monitoroi më 30 tetor hapjen e qendrave të votimit, procesin e votimit, mbylljen e qëndrave të votimit, numërimin e votave dhe nxjerrjen e rezultateve.

Nga rezultati paraprak i zgjedhjeve asnjë nga kandidatët nuk ka arritur të sigurojë shumicën e votave të nevojshme, ndaj parashikohet të zhvillohet një raund i dytë balotazhi me dy kandidatët kryesorë Maia Sandu- nga Partia Aksion dhe Solidaritet dhe Igor Dodon nga Partia Socialiste e Moldavisë.

Më 31 tetor, në Chisinau, znj. Dade dha një konferencë për shtyp, në të cilën vëzhguesit ndërkombëtarë të monitorimit të zgjedhjeve presidenciale në Moldavi paraqitën deklaratën e tyre paraprake pas-zgjedhore.dade2

Dade vlerësoi pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin zgjedhor, ndërsa vuri në dukje se fushata, e zhvilluar në një situatë të vështirë ekonomike dhe klimë mosbesimi tek institucionet shtetërore, ka qenë konkurruese dhe liritë themelore janë respektuar.
Megjithatë, shtoi ajo, procesi ka pasur abuzime të burimeve administrative, mungesë transparence në financimin e fushatës, dhe mbulim i pabalancuar i medias.

“Administrata zgjedhore ka ndërmarrë detyrat e saj në mënyrë profesionale dhe transparente, procedurat e zgjedhjeve janë bërë kryesisht në mënyrë të rregullt. Votimi është vlerësuar pozitivisht me procedurat kryesore janë ndjekur, ndërsa vlerësimi i numërimit të votave ishte më pak pozitiv kryesisht për shkak të parregullsive procedurale. Përfaqësuesit e kandidatëve dhe vëzhguesit ndoqën fazat e votimit, numërimit dhe nxjerrjes së rezultateve pa kufizime, tha kryesuesja e misionit vëzhgues.
Dade vlerësoi gjithashtu përfaqësimin e grave në organet e administratës zgjedhore, duke filluar nga pozicionet më të ulta e deri tek ato drejtuese të saj.
Në mbyllje të fjalës së saj ajo tha se disa aspekte negative të procesit zgjedhor nëse nuk adresohen, mund të dëmtojnë besimin e votuesve për rolin e tyre në vendimarrje të rëndësishme për vendin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button