☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,731 ▲0.11%
DOW 52,488 ▲0.21%
NASDAQ 26,461 ▼0.07%
NAFTA 102.38 ▲2.48%
ARI 4,056 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,596 ▲ +0.37% ETH $2,332 ▲ +0.06% XRP $1.3130 ▼ -0.27% SOL $100.8700 ▲ +0.3%
S&P 500 7,731 ▲0.11 % DOW 52,488 ▲0.21 % NASDAQ 26,461 ▼0.07 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,056 ▼0.45 % S&P 500 7,731 ▲0.11 % DOW 52,488 ▲0.21 % NASDAQ 26,461 ▼0.07 % NAFTA 102.38 ▲2.48 % ARI 4,056 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Sejko merr pjesë në takimin e Klubit të Guvernatorëve

Nga data 30 tetor deri më datë 1 nëntor, në Jeruzalem zhvillon punime takimi i 36-të i Klubit të Guvernatorëve të vendeve të Azisë Qendrore, Rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit, ku merr pjesë edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Në këtë takim marrin pjesë 24 guvernatorë nga vende të ndryshime të rajoneve të mësipërme dhe diskutimet bazohen në sfidat e ndryshme me të cilat po përballen bankat qendrore në përmbushjen e objektivit të tyre për ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimeve dhe atij makroekonomik.

Takimi shërben gjithashtu si një platformë diskutimi për të shkëmbyer idetë dhe përvojat mbi zhvillimet e teknologjisë, ku të gjitha bankat qendrore prezantojnë angazhimin e tyre në adoptimin e masave bashkëkohore lidhur me sigurimin dixhital dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Guvernatori i Bankë së Shqipërisë, Gent Sejko, gjatë këtij takimi mbajti një prezantim për të pranishmit, ku i njohu ata me zhvillimet më të fundit në ekonomi dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë për të stimuluar aktivitetin ekonomik të vendit. Guvernatori Sejko theksoi se Banka e Shqipërisë ka dhënë kontributin e nevojshëm nëpërmjet politikës monetare lehtësuese në mbështetje të një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe garantimit të stabilitetit makroekonomik të vendit.

Më tej, Guvernatori Sejko prezantoi para të pranishmëve zhvillimet e fundit në planin institucional, ku veçoi projektin e menaxhimit të rrezikut operacional dhe në planin kombëtar angazhimet e Bankës së Shqipërisë në kuadër të strategjive për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, kërcënimet kibernetike, etj., duke u fokusuar në përmirësimin e  mëtejshëm të legjislacionit që synon adoptimin e direktivave europiane në këtë fushë dhe arritjen e standardeve bashkëkohore.

Klubi i Guvernatorëve është krijuar në vitin 199 me nismën e Bankës Qendrore të Turqisë. Qëllimi i tij është të forcojë lidhjet midis bankave qendrore të rajonit dhe të nxisë bashkëpunimin rajonal nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave më të mira e trajtimit në tryeza të rrumbullakëta në nivel guvernatorësh ose ekspertësh të çështjeve problematike të momentit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.