Politika
Zgjedhjet për bashkinë Durrës, KQZ hap sot 7 kuti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të hapë të hënën 7 kuti të materialeve zgjedhore, të 7 qendrave të votimit të qarkut Durrës.
Kërkesa është bërë nga tre anëtarë të Komisionit dhe automatikisht konsiderohet e pranuar, pasi është e parashikuar në Kodin Zgjedhor.
Nga kutitë e materialeve zgjedhore do të merren listat e zgjedhësve për të bërë verifikimin e pretendimit të bërë nga Partia Demokratike gjatë fushatës për rreth 2800 votues fiktivë në këtë qark.