Rajoni
Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, prin Zoran Milanoviç para Kolinda Grabar-Kitaroviç
December 23, 2019
0 Less than a minute
Mbrëmë në ora 19.00 janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale në Kroaci.
Sondazhet paraprake tregojnë se Zoran Milanoviç fitoi më shumë vota, ndërsa një luftë e vështirë po zhvillohet për vendin e dytë midis presidentes aktuale Kitaroviç dhe Shkoro.
Kandidati i socialdemokratëve Zoran Milanoviç vazhdon të prijë me 29.64 për qind të votave, duke lënë prapa kandidaten e qendrës së djathtë, Kolinda Grabar-Kitaroviç me 26.92 për qind. Në vendin e tretë renditet Miroslav Shkoro me 24,29 për qind të votave.
Milanoviç ka qenë kryeministër i Kroacisë në vitet 2011-2016, ndërsa Kitaroviç u zgjodh presidente e vendit në vitin 2015.