Politika

Zgjedhjet vendore, a do të marrë pjesë opozita

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit, një moment i rëndësishëm për politikën shqiptare, marrin një rëndësi të veçantë pasi për herë të parë do të zbatohet ndarja e re territoriale me 61 njësi.
Harta_61_NJQV9Kjo ndarje, e miratuar më 31 korrik me votat e maxhorancës së majtë, të cilave iu bashkuan dhe votat e PDIU-së, është kontestuar në vijimësi nga Partia Demokratike e opozitës, e cila nuk e njeh hartën e re administrative, duke ngritur pikëpyetje edhe për qëndrimin e saj ndaj procesit të ardhshëm zgjedhor.
Më 15 dhjetor Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e PD-së për ta shpallur të papajtueshëm me Kushtetutën ligjin për ndarjen e re territoriale, duke e lënë atë në fuqi dhe duke i hapur rrugën zbatimit të saj me zgjedhjet e reja lokale. Opozita e konsideron hartën e re të territorit “një tortë të ndarjes elektorale të Shqipërisë, të cilën Partia Demokratike nuk do ta pranojë kurrë’.
Gjatë muajit nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori në shqyrtim kërkesat për referendum të 130 komunave dhe bashkive të vogla, të cilat kundërshtojnë ndarjen e re territoriale. Por, Partia Socialistet i cilësoi antikushtetuese keto vendime te KQZ-së, duke i ankimuar ato në Gjykatën e Apelit. Dje trupa e Kolegjit Zgjedhor nisi shqyrtimin e kërkesave të PS-së, që kundërshtojnë referendumet vendore, duke bashkuar në një 130 kërkesë paditë e socialistëve, shqyrtimi i të cilave do të vijojë më 14 janar.
Partia Demokratike ishte prezente në seancën gjyqësore të Kolegjit Zgjedhor si palë e interesuar, pasi nuk e njeh hartën e re territoriale.
Tashme,  vendimi i Kolegjit Zgjedhor pritet me interes për shkak të mbajtjes se zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, me ndarjen e re administrative.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button