☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.49 ▲1.65%
ARI 3,552 ▼2.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,850 ▼ -2.4% ETH $1,679 ▼ -2.44% XRP $0.9211 ▼ -2.09% SOL $69.3600 ▼ -4.27%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.49 ▲1.65 % ARI 3,552 ▼2.72 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.49 ▲1.65 % ARI 3,552 ▼2.72 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet vendore, Klosi: Ne do të fitojmë në 9 maj! Do të marrim edhe mandatin e pestë në 2029

Partia Socialiste do të fitojë në zgjedhjet vendore të 9 majit 2027 dhe po përgatitet të fitojë mandatin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 2029. Këtë bindje shprehu në Off the Record, në A2 CNN, deputeti socialist Blendi Klosi, të cilën e bazon te mungesa e alternativës përballë socialistëve.

“Pushteti është ndërruar me votë dhe jo me opinion. Qytetarët na kanë zgjedhur ne do të votojnë në 9 maj. Nuk them që protesta është e gabuar. Çdo 4 vjet ne shkojmë gjykohemi dhe jo vetëm do fitojmë zgjedhjet e 9 majit por do fitojmë edhe zgjedhjet e 2029 dhe jemi të përgatitur për të marrë mandatin tonë të pestë për të vazhduar të qeverisim në të mirë të Shqipërisë dhe të mbyllim problematikat e tranzicionit shqiptar për aq kohë sa alternativat e tjera janë guri dhe flaka e institucioneve. Dhe në zgjedhjet e 2025 një nga temat më të nxehta ishte drejtësia e re. Dhe njerëzit gjykuan që PS është mbështetëse”, tha ai.

Në kundërpërgjigje të këtyre deklaratave gazetari Lutfi Dervishi tha se vendi ndodhet në autokraci elektorale, ku gara nuk është e barabartë dhe pushteti përdor fondet publike e ushtron presion ndaj administratës.

“Me propagandë jeni shumë mirë dhe mendoni që te propaganda duhet bërë investimi. Njerëzit u ngritën se panë një shtet të kapur e poshtëruar e dhunuar nga interesa private. Tani thoni jene ftojmë. Ju zotërinj do fitoni nëse do jemi në këtë kategori që jemi. Vendi nuk është demokraci liberale, është autokraci elektorale që gara nuk është e barabartë, që sistemin e patronazhimit e keni të poshtër e të pështirë e në kundërshtim me ligjin që ushtroni presion ndaj administratës e përdorni fondet publike. Vendi kategorizohet si autokraci elektorale”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.