☁️
Tiranë 18°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,417 ▼1.92%
DOW 51,608 ▼1.41%
NASDAQ 24,510 ▼2.49%
NAFTA 86.34 ▲0.72%
ARI 3,859 ▲0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $65,104 ▲ +1.48% ETH $1,823 ▲ +1.34% XRP $0.9708 ▲ +2.31% SOL $73.6300 ▲ +4.19%
S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.34 ▲0.72 % ARI 3,859 ▲0.16 % S&P 500 7,417 ▼1.92 % DOW 51,608 ▼1.41 % NASDAQ 24,510 ▼2.49 % NAFTA 86.34 ▲0.72 % ARI 3,859 ▲0.16 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet vendore, KQZ nis aksionin kundër krimeve zgjedhore për 9 Majin! Celibashi letër SPAK-ut, Prokurorisë dhe Policisë

Celibashi u dërgon tri shkresa drejtuesve të institucioneve dhe kërkon caktimin e personave të kontaktit deri më 23 nëntor.

Synimi është formalizimi i bashkëpunimit për parandalimin dhe evidentimin e veprave penale në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për krijimin e një mekanizmi të koordinuar ndërinstitucional kundër krimeve zgjedhore, në prag të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të vitit 2027.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ka dërguar tri shkresa drejtuesve të SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, duke kërkuar që secili institucion të caktojë një person kontakti për koordinimin me KQZ-në.

Në shkresat e siguruara nga VNA, drejtuar Klodian Brahos, Olsian Çelës dhe Skënder Hitës, Celibashi thekson se KQZ-ja po ndërmerr hapat për “formalizimin e bashkëpunimit me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në funksion të parandalimit dhe luftës kundër kriminalitetit zgjedhor”.

Kreu i KQZ-së kërkon caktimin e personave të kontaktit, të cilët do të shërbejnë si pika lidhëse mes institucioneve, për të mundësuar komunikim të drejtpërdrejtë dhe shkëmbim të shpejtë informacioni.

Sipas shkresave, ky bashkëpunim synon “parandalimin, evidentimin dhe trajtimin e veprave penale që lidhen me procesin zgjedhor”.

KQZ-ja kërkon që emrat dhe të dhënat e personave të caktuar t’i përcillen institucionit brenda datës 23 nëntor 2026. Përfaqësuesi i KQZ-së në këtë proces do të jetë Edmond Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm i institucionit.

Nisma e Celibashit vjen në zbatim të rekomandimit nr. 11 të Rezolutës së Kuvendit për vlerësimin e veprimtarisë së KQZ-së për vitin 2025 dhe rekomandimet për vitin 2026.

Me këtë lëvizje, KQZ synon të vendosë bazat për një bashkëpunim të strukturuar mes administratës zgjedhore, prokurorisë dhe policisë, me fokus parandalimin dhe trajtimin e shkeljeve penale që mund të cenojnë procesin zgjedhor të vitit 2027.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.