Zgjidhet bordi drejtues i “Auostrada Biennale”
Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Auostrada Biennale”, e cila mbahet në Prizren ka bërë publik këshillin drejtues të këtij eventi të rëndësishëm ballkanik. Iara Boubnova, Sezgin Boynik, Juan Gaitan, Miran Mohar, Edi Muka, Yehuda Safran dhe Sislej Xhafa do të jenë artistët që do të gjykojnë vazhdimësinë e Bienales. “Autostrada Bienale” është krijuar me vizionin për të ricikluar boshllëqet kulturore në vend, duke i kthyer ne vlera, në hapësirat të përjetueshme e të prekshme, të cilat bëjnë thirrje për ti shtuar kufijtë e dialogut e të mendimit të pavarur.
Autostrada Biennale është themeluar nga një ekip ku janë përfshirë artistë, pedagogë dhe sociologë, të bashkuar me misionin për të zgjeruar kulturën, mbi një parametër paradoksal dhe idealist për të hapur “dyer emergjente” projektuese e vepruese. Barış Karamuço, Fitore Isufi / KOJA, Leutrim Fishekqiu dhe Vatra Abrashi, drejtojnë një fabrikë utopike, me misionin që të shndërrojë qytetin njëkohësisht në muze dhe qendër të bashkëkohores.
Konferenca “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike” e mbajtur në Korrik të këtij viti, ishte hapi i parë në ndërtimin e “Autostrada Biennale”, bienalja e parë e artit bashkëkohor në Kosovë, që parashihet të mbahet në Shtator të vitit 2017, në Prizren.
“Konferenca dy ditore, përmes diskutimeve në sesionet e saj, ka zgjuar interesim në vend dhe më gjerë, duke krijuar hapësirë zhvillimi në shumë drejtime. Përmes konferencës në fjalë, Autostrada Biennale ka marrë përsipër rolin e saj brenda sloganit të vet, duke e shfrytëzuar pozicionin e vet gjeografik, në udhëkryqin në mes lindjes dhe perëndimit. Ajo është e hapur për këmbime kulturore dhe intelektuale, për ringjallje të komunitetit artistik lokal e regjonal, aktivizim të qytetit si dhe qytetarëve të saj – përballë zvarritjeve të shumë proceseve zhvillimore në të cilën Kosova po kalon”, thotë Leutrim Fishekqiu. Tashmë Bienalja do të ketë një bord këshillues ndërkombëtar, çka do ti japë asaj më shumë siguri për të ardhmen. Sipas Fishekqiut në ditët në vijim do të publikohet emri i kuratorit të edicionit të parë të Autostrada Biennale, i cili më pas do të jetë prezent në Kosovë, përkatësisht në Prishtinë, për të zhvilluar programin rezidencial për kuratorë. Po cilët janë artistët që do të drejtojnë Bienalen?
Iara Boubnova – është kuratore e artit bashkëkohor dhe kritike arti nga Sofia, e lindur në Moskë, Rusi. Që nga viti 1985 ajo punon në Galerinë Kombëtare, në Sofie, si Kuratore në Departamentin e Artit të Evropës Lindore. Që nga Janari 2015, ajo bëhet Zëvendës Drejtoreshë e Galerisë Kombëtare të sapokrijuar dhe është përgjegjëse për mbledhjen ndërkombëtare të institucionit. Që nga viti 1995 Iara Boubnova është themeluese e Institutit të Artit Bashkëkohor, në Sofia.
Sezgin Boynik, i lindur në Prizren, Kosovë, ai jeton dhe punon në Helsinki. Ai ka përfunduar doktoraturën në Jyväskylä University Social Science, me temë “Politikat kulturore të Valës Zezë në Jugosllavi, nga viti 1963 deri më 1972”. Ai ka botuar për punk-un, marrëdhëniet ndërmjet estetikës dhe të politikës, të nacionalizmit kulturor, situatcionistat ndërkombëtarë dhe kinemanë jugosllave. Ai është redaktor i Rab- Rab: Gazetë për Hetime Politike dhe formale në Art (ëëë.rabrab.fi).
Juan A. Gaitán (Canada / Colombia, b. 1973) është një shkrimtar dhe kurator, me qëndrim në Meksikë dhe Berlin. . Ai ishte kurator në Ëitte de Ëith – Qendër për Art Bashkëkohor (2009-2010), dhe profesor zëvendësues në Programin e Praktikës kuratoriale në Kaliforni /Kolegjin e Arteve, San Francisco (2011-2012). Nga 2006-2008 ai ishte në Bordin e Drejtorëve të Frontit të Shoqërisë perëndimore, dhe ka punuar si kurator i jashtëm në Morris dhe në Galerinë e Arteve Helen në Vankuver. Gaitán shkruan për disa revista, duke përfshirë Afterall, The Exhibitionist, Fillip, dhe Mousse
Miran Mohar është një artist me qëndrim në Lubjanë, Slloveni. Ai është anëtar i grupit Irëin dhe një bashkë-themelues i kolektivit Neue Slovenishe Kunst, studio grafike e dizajnit Neë Collectivism dhee Scipion Nasice Sisters Theatre. Sëbashku me katër anëtarët e tjerë Irëin (Dušan Mandič, Andrej Savski, Roman Uranjek dhe Borut Vogelnik) ka marrë pjesë në të gjitha projektet dhe ekspozitat e Irëin që nga viti 1984.
Edi Muka (1969, Shqipëri) është një kritik arti dhe kurator. Ai është bashkë-drejtor i Tirana International Contemporary Art Biennale (T.I.C.A.B.) dhe bashkë themelues dhe kurator i Tirana Institute of Contemporary Art (TICA), dhe kurator dhe drejtor artistik (së bashku me Joa Ljungberg) të Bienalës së artit bashkëkohor të Göteborg-ut.
Yehuda Safran, jeton dhe punon në Neë York. Ligjërues në Graduate School of Architecture, Planning and Preservation në Columbia University dhe Pratt Institute, poashtu profesor vizitues në Graduate Institute of Architecture at Nanjing University dhe Shanghai University, Graduate School në Kinë. Ai është redaktor dhe drejtor i ‘Potlatch’ një revistë mbi hetimin e Artit dhe Arkitekturës si një dhuratë. Ai është poashtu këshilltarë për Steven Holl Architects në NY.
Sislej Xhafa, është artist vizuel i lindur në Pejë, Kosovë, me qëndrim në Nju Jork. Ai është i njohur për hetimet e tij artistike në realitetet sociale, ekonomike dhe politike lidhur me kompleksitetin e shoqërive moderne. Xhafa gjatë krijimtarisë së tij ndër vite, ka theksuar me punën e tij artistike, temat ekonomike dhe sociale, realitetet politike, si ato ndërveprojnë në shumëllojshmërinë e paqëndrueshme të shoqërive moderne.