🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,954 ▲ +0.02% ETH $2,246 ▲ +0.2% XRP $1.1685 ▼ -1.85% SOL $90.1000 ▼ -1.17%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Zgjimet e shkurtra gjatë natës mund të lidhen me rrezikun e zhvillimit të Alzheimerit

– Truri mund të japë sinjale shumë të vogla gjatë gjumit, shumë kohë përpara se kujtesa të fillojë të shfaqë probleme, sipas “Science Daily”.

Nuk bëhet fjalë për zgjimin e plotë gjatë natës, për të parë orën apo për të kujtuar se keni kaluar një natë jo të qetë.

Mikrozgjimet janë ndryshime shumë të shkurtra në aktivitetin e trurit, që ndërpresin ciklin normal të gjumit, pa e rikthyer plotësisht personin në gjendje të vetëdijshme.

Shpesh, në mëngjes, shumë njerëz nuk janë fare në dijeni se këto zgjime të shkurtra kanë ndodhur.

Një grup studiuesish analizoi gjumin e më shumë se 500 personave të shëndetshëm dhe e krahasoi atë me rrezikun e tyre gjenetik, të lidhur me sëmundjen e Alzheimerit.

Rezultati më interesant u vu re te personat e moshës së mesme, ata që kishin më shumë mikrozgjime gjatë gjumit, kishin një rrezik gjenetik më të lartë për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

Te pjesëmarrësit më të rinj, kjo lidhje nuk u identifikua.

Ky është një detaj i rëndësishëm, pasi sugjeron se marrëdhënia midis gjumit dhe prirjes ndaj Alzheimerit, mund të ndryshojë me kalimin e moshës, edhe kur nuk ka ende simptoma të dukshme.

Megjithatë, duhet bërë kujdes që një lidhje statistikore të mos interpretohet si një parashikim i sigurt.

Rreziku gjenetik i llogaritur në studim, përmbledh ndikimin e kombinuar të shumë gjeneve, por ai mbetet vetëm një tregues rreziku dhe nuk mund të përcaktojë, nëse një person do të zhvillojë apo jo sëmundjen.

Prandaj, të kesh një gjumë jo të qetë ose të zgjohesh disa herë gjatë natës, nuk do të thotë se Alzheimeri është duke u zhvilluar.

Hulumtimi ka tërhequr vëmendjen edhe te një zonë shumë e vogël dhe e thellë e trungut të trurit, e quajtur “locus coeruleus”.

Ajo ka përafërsisht madhësinë e një kokrre orizi.

“Locus coeruleus” ndihmon në rregullimin e vëmendjes, gjendjes së zgjimit dhe gjumit.

Është gjithashtu një nga zonat e para të trurit, ku mund të shfaqen ndryshime të lidhura me sëmundjen e Alzheimerit

Një analizë paraprake e vitit 2025, e kryer duke përdorur një aparat rezonance magnetike shumë të fuqishëm, ka lidhur disa karakteristika të gjumit me gjendjen e kësaj zone të trurit që në moshë të re.

Funksionimi i mirë i kësaj strukture, rezultoi gjithashtu i lidhur me cilësinë e gjumit REM.

REM është faza e gjumit gjatë së cilës aktiviteti i trurit rritet dhe zakonisht shfaqen ëndrrat më intensive.

Kjo fazë luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në proceset që lidhen me kujtesën.

E ardhmja e këtij kërkimi mund të jetë interesante, analiza e mënyrës së gjumit mund të përdoret së bashku me mjete të tjera, për të identifikuar personat që mund të jenë më të cenueshëm ndaj Alzheimerit, shumë kohë përpara se të shfaqen çrregullimet e kujtesës.

Megjithatë, këto janë ende gjetje kërkimore dhe nuk do të thotë se numri i mikrozgjimeve gjatë natës, mund të përdoret aktualisht si një test diagnostik për Alzheimerin. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.