Zhdukja e mistershme e Mohenjo-Daro, një prej civilizimeve më të lashta në botë
Mohenjo-Daro është një qytet antik që gjendet në pjesën e poshtme të rrjedhes së lumit Indus, në Pakistanin e sotëm , i cili, në periudhën mes viteve 2600-1800 para erës së re, ishte pjesë e kulturës Induse.
Për këtë civilizim antik dihej fare pak deri në vitet e 20-ta të shekullit të kaluar, kur arkeologët gjetën disa qytete të tyre. Njëri prej këtyre qyteteve është dhe Mohenjo-Daro, që sot njihet si qyteti më i ruajtur dhe ekzamplari më unikat i periudhës së bronzit.
Mohenjo-Daro do të thotë “bregu i të vdekurve” dhe dikur ishte një prej qyteteve më të mëdha dhe më moderne në botë. Qyteti përshinte një sipërfaqe prej 300 hektarësh me popullsi prej rreth 40.000 banorësh.
Ndërtesat janë punuar nga tullat e pjekura, ndërsa qyteti posedonte një sistem të përbërë të menaxhimit të ujrave bashkë me sistem të sofistikuar të kanalizimit dhe banjave në secilën shtëpi.
Për dallim nga qytetet tjera nga ajo perudhë, Mohenjo-Daro nuk karakterizohej me godina të mëdha. Ndërtesat më të mëdha në këtë qytet ishin banjat publike (të cilat kishin dhe sistemin për ngrohjen e ujit), pastaj sallat montuese dhe objektet individuale të banimit.
Megjithatë, të gjitha këto godina kishin kanalizim të mbyllur, që tregon se bëhet fjalë për një civilizim modest, të rregulluar, dhe të pastër.
I ndëruar rreth vitit 2500 para erës së re, Mohenjo-Daro, si dhe civilizimet tjera të luginës së Indusit, është shkatërruar (për shkaqe të panjohura) deri në vitin 1900 para erës së re, ndërsa më vonë, pas shterrimit te lumit Saraswati, ky qytet ishte braktisur në terësi.