Kronika

Zjarret, 12 vatra në 24 orë

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile vijon të mbajë nën monitorim të gjithë situatën e vatrave të zjarreve në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar 12 vatra zjarri në Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Fier.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë situatën nën kontroll edhe pse era e fortë dhe terreni i malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikësve.

Në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 77 zjarrfikës me 11 automjete, 32 forca vullnetare, efektivë të Policisë së Shtetit si dhe dy helikopterë.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në një njoftim për mediat përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129, 128.

QARKU SHKODËR

• Vijon vatra e zjarrit në fshatin Bleran të Shkodrës. Flakët të ndihmuara edhe nga era e fortë kanë prekur edhe fshatin Gajtan. Për shkak të situatës është ndërhyrë edhe nga ajri me anë të helikopterëve. Zjarrfikëset janë duke punuar ende për të shuar zjarrin. Sipas informacionit është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre, ferra dhe pisha.

• Në fshatin Lumzi, Pukë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Terreni malor ka detyruar zjarrfikësit të punojnë me mjete rrethanore duke mos mundur të izolojnë plotësisht flakët. Forcat zjarrfikëse kanë monitoruar vatrat e zjarrit gjatë gjithë natës.

• Në fshatin Reç, Malësi e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Shërbimi zjarrfikës për shkak të terrenit malor ka punuar me mjete rrethanore për të shuar flakët. Pas disa orësh punë zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.

• Në fshatin Lumëardhe, Fushë-Arrëz, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe lis. Zjarrfikësit kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe drurë lisi.

• Në Koplik rënë zjarr në një sipërfaqe me bimë medicinale. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 1 dynym.

QARKU FIER

• Në fshatin Visokë, Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pisha. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me pisha.

• Në fshatin Drizë, Fier, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 20 rrënjë ulliri.

QARKU ELBASAN

• Në fshatin Tunjë e Re, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, dushk dhe lis. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve situata është normalizuar. Si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre, dushk dhe lis.

• Në fshatin Grekan, Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe pisha.

QARKU VLORË

• Në fshatin Kotë, Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Nga flakët është djegur një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre.

• Në fshatin Drithas, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre dhe 15 rrënjë ulliri

QARKU DURRËS

• Në fshatin Halil, Krujë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullishte dhe pemë frutore. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, si dhe 40 rrënjë ulliri dhe pemë frutore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button