☁️
Tiranë 10°C · Vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,699 ▲1.72%
DOW 53,336 ▲2.99%
NASDAQ 25,811 ▲1.73%
NAFTA 88.46 ▼7.94%
ARI 4,068 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $80,031 ▲ +3.05% ETH $2,409 ▲ +5.28% XRP $1.2993 ▲ +1.72% SOL $94.5400 ▲ +1.34%
S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,336 ▲2.99 % NASDAQ 25,811 ▲1.73 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,068 ▲3.24 % S&P 500 7,699 ▲1.72 % DOW 53,336 ▲2.99 % NASDAQ 25,811 ▲1.73 % NAFTA 88.46 ▼7.94 % ARI 4,068 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarret në Lurë/ Kryebashkiaku i Dibrës jep lajmin e mirë: Banesat nuk rrezikohen, dy “Air Tractor” vijojnë luftën me

Lufta me zjarret vijon ende në parkun kombëtar “Lurë-Mali i Dejës”, por për fat të mirë, tashmë nuk rrezikohen banesa.

Dhjetëra forca dhe dy avionë “Air Tractor” janë angazhuar në operacionin për neutralizimin e flakëve. Situatën nga afër e ka parë edhe kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, i cili tha se aktualisht nuk ka rrezik për banesat, ndërsa perimetri i zjarrit dhe mundësia e përhapjes së flakëve janë kufizuar.

Aktualisht në terren janë të angazhuar 115 forca bashkiake, 13 efektivë të Policisë, 11 punonjës të ADZM-së, 14 efektivë të MZSH-së, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga dy avionë “Air Tractor”.

Edhe në zonën e Bulqizës vijon lufta me flakët. Nga krahu i Bulqizës, zjarri në Qafë-Helmës është shuar, ndërsa aktiv mbetet vetëm fronti në drejtim të Selishtës.

“Nuk ka asnjë rrezik për banesat, janë marrë të gjitha masat dhe zjarri është larguar nga banesat. Po punohet në dy krahët, sipër te kurora ku edhe atje pothuajse është izoluar. Zjarri nuk ka bërë shumë dëm në kurorën e pishave, ka qenë zjarr sipërfaqësor dhe është djegur vetëm bari. Vazhdojnë avionët, na kanë ndihmuar shumë sidomos në zonat ku terreni është i vështirë”, tha kryebashkiaku i Dibrës, Rahim Spahiu.

Ndërkohë, ende nuk dihen dëmet e shkaktuara nga zjarri që ka përfshirë parkun e Lurës, ndërsa pritet që në ditët në vijim strukturat përkatëse të nisin vlerësimin e dëmeve në terren.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.