Kronika

Zjarri afër kishës së Laçit, rrezikohen edhe banesat

Të paktën 100 forca të ushtrisë dhe helikopterë, 5 ekipe zjarrfikëse, prej orësh kanë luftuar ditën e martë, më 29 gusht për fikjen e zjarreve që kishin pushtuar kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit. Flakët u afruar deri tek kisha e Shan Andout, ku kishte edhe shumë besimtarë, pasi ka qenë ditë e martë, një ditë ku ky vend i shenjtë për besimtarët vizitohet më shumë.

Situata ishte kritike, pasi rrezikoheshin edhe shumë banesa, ndërkohë u angazhuan një numër zjarrfiksash dhe njerëzish në operacionin për vënien nën kontroll të flakëve.  “Vatrat e zjarrit shpërthyen njëherazi, çka do të thotë që nuk është një zjarr i rastësishëm në një vatër, por disa vatra, duke filluar që nga rajoni i kishës së Laçit, deri në kurorën mbi qytet. Ishte një hapësirë e madhe, e konsiderueshme” u shpreh kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi.

Zjarri që u përhap me shpejtësi, por falë ndërhyrjes se rreth 100 forcave të ushtrisë dhe helikopterëve apo 5 ekipeve zjarrfikëse,  u arrit që deri në mbrëmje situata të vihej nën kontroll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button