☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,311 ▼ -0.03% ETH $2,060 ▲ +0.17% XRP $1.3017 ▼ -0.97% SOL $79.7800 ▼ -1.21%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Amerika

Zjarri kërcënon qytetin kanadez, evakuohen mijëra persona

Një zjarr kolosal, një “mur gjigand zjarri” siç është përshkruar nga mediat, detyroi autoritetet kanadeze që të evakuojnë rreth 60 000 njerëz nga Fort McMurray, e gjithë popullsia e këtij qyteti kanadez.

Flakët kanë shkatërruar me dhjetëra shtëpi, ndërsa kanë mbuluar me hi rrugët e këtij qytetit në provicën e Albertës. Mësohet se mijërat e njerëzve në arrati nga flakët kanë shkaktuar shumë probleme dhe bllokime në trafik, megjithatë, deri tani, fatmirësisht nuk ka raporte për viktima. Zjarri shpërtheu në pyjet në afërsi të qytetit dhe, sipas autoriteteve, erërat e forta i shtynë flakët drejt zonave të banuara.

Me qindra zjarrfikës janë angazhuar në betejën kundër flakëve, por sipas disa ekspertëve, një zjarr i tillë ndalet kur vendos vetë. Mediat raportojnë se autoritetet druhen që flakët mund të shkrumbojnë të gjithë qytetin, ose të paktën një pjesë të madhe të tij. Evakuimi i qytetit Fort McMurray është më i madhi në historinë e Albertës dhe mbase të Kanadasë për shkak të një zjarri.

Banorët e qytetit thanë se kur sasia e hirit nisi të shtohej ndjeshëm mbi çatitë e shtëpive të tyre, atëherë e kuptuan se zjarri ishte afruar rrezikshëm dhe duhej të largoheshin. Sipas meteorologëve, erërat e forta dhe thatësira e kohëve të fundit në zonë kanë bërë që flakët të gjejnë terren shumë të përshtatshëm për t’u përhapur me shpejtësi të madhe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.