⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,671 ▼0.17%
DOW 51,350 ▼0.26%
NASDAQ 26,798 ▼0.09%
NAFTA 89.05 ▼3.83%
ARI 4,207 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,605 ▲ +0.1% ETH $2,692 ▲ +0.43% XRP $1.4985 ▲ +0.48% SOL $119.0600 ▲ +0.14%
S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.05 ▼3.83 % ARI 4,207 ▲0.92 % S&P 500 7,671 ▼0.17 % DOW 51,350 ▼0.26 % NASDAQ 26,798 ▼0.09 % NAFTA 89.05 ▼3.83 % ARI 4,207 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën

Analisti Preç Zogaj gjatë diskutimit në emisionin “Trialog” në RTSH, me temë “Përplasja me drejtësinë, si ka ndryshuar Rama” u shpreh se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama ndaj Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) karakterizohen nga një luhatje e vazhdueshme dhe mungesë konsistence. Sipas Zogajt, dinamika e marrëdhënieve mes ekzekutivit dhe pushtetit gjyqësor shfaqet me valëzime të dukshme, të cilat kushtëzohen nga zhvillimet politike dhe hetimore në vend.

“Edhe në dritën e këtyre fakteve, të cilat mund të pasurohen me të reja, vërehet se nuk ka një qëndrim konstant, por qëndrime valëzuese që ndryshojnë vazhdimisht. Sigurisht, SPAK-u është një faktor me peshë të madhe në jetën politike dhe institucionale të vendit. Askush nuk mund të presë që kryeministri të jetë i distancuar, indiferent apo t’i shmangë prononcimet për të, pasi kjo nuk do të kishte sens. Pavarësisht se bëhet fjalë për pushtete të pavarura, ato janë pjesë e të njëjtit shtet. Kësisoj, nuk është çudi që kreu i ekzekutivit jep herë pas here konsiderata me tone të ndryshme për pushtetin gjyqësor — një dukuri që shihet edhe në Itali e kudo tjetër,” u shpreh Zogaj.

Analisti nënvizoi dy elemente thelbësore që përligjin dhe zbërthejnë retorikën e kreut të qeverisë. Sipas tij, Rama ka një prirje konstante për ta marrë autorësinë e ngritjes së SPAK-ut, duke e paraqitur atë si krijesë ekskluzive të Partisë Socialiste.

Sipas Zogajt, kjo tezë përdoret jo vetëm për konsum publik, por edhe si një mesazh i drejtpërdrejtë trysnie ndaj vetë trupës së prokurorëve të posaçëm: “Ju jeni aty falë meje, prandaj mos e harroni këtë.”

Sipas tij, Reforma në Drejtësi dhe ngritja e institucioneve të reja u miratuan me konsensus të plotë nga i gjithë spektri politik. Zogaj nëvizoi se, po aq sa nuk bëhej dot pa mazhorancën e kohës, reforma nuk mund të kalonte as pa votat e opozitës, për shkak të natyrës së saj kushtetuese.

Në analizën e tij, Zogaj përfundoi se deklaratat e ndryshueshme të kryeministrit nuk janë spontane, por përbëjnë një strategji të kalkuluar për të mbajtur nën ndikim publik dhe psikologjik ecurinë e punës së SPAK-ut.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.