☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.71 ▲1.79%
ARI 4,422 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,098 ▲ +3.74% ETH $2,164 ▲ +5.47% XRP $1.4278 ▲ +3.65% SOL $91.7400 ▲ +6.39%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,422 ▲0.32 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.71 ▲1.79 % ARI 4,422 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zona ekonomike, ekspertët: Paradhoma për në BE, vetëm një mjet

Për Ardian Civicin, në samitin e Triestes Bashkimi Europian përcolli një mesazh të qartë për vendet e Ballkanit perëndimor.

“Që integrimi i vendeve të Ballkanit do kalojë në dy faza. E para është një integrim ekonomik i këtyre vendeve me njëri-tjetrin para se të bëhen gati. Kjo është eksperiencë e vetë BE-së, e vendeve skandinave, apo vendeve të tjera të botës që ka dhënë rezultate pozitive”, deklaron Civici.

Civici thotë se projekti për zonën e përbashkët ekonomike është një zhvillim pozitiv që do nxisë ekonomitë e vendeve të rajonit. Por Arben Malaj thotë se fokusi i shqipërisë duhet të jetë integrimi në BE.

“Që çdo bashkëpunim në nivel ballkanas duhet të jetë në funksion të përshpejtimit të integrimit europian dhe jo si një qëllim në vetëvete”, thotë Malaj.

Por a e përshpejton zona e përbashkët ekonomike integrimin e vendeve të Ballkanit në Bashkimin Europian? Në këtë pikë ekspertët duket se ndahen.

“Mendoj se është paradhoma ose hapi i parë drejt integrimit europian dhe konvergjencës ekonomike në BE”, thotë Civici.

“Ideja që të bashkohemi njëherë brenda vetëvetes dhe më pas brenda Europës kam idenë se mund të krijojë vështirësi dhe ajo vartësia pozitive, që e kërkon komisioneri Hahn, mund të pengohet nga zhvillime brenda vendeve anëtare të Ballkanit perëndimor”, thotë Malaj.

Të mërkurën udhëheqësit e vendeve të Ballkanit perëndimor nënshkruan në Trieste të Italisë marrëveshjen për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike, e cila parashikon krijimin e një unioni doganor dhe atij të transportit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.