Zona të lira shëndetësore në Maqedoni
Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov ka deklaruar për mediat se qeveria e Maqedonisë ka miratuar propozim-ligjin për zona të lira shëndetësore dhe se tanimë ai ka hyrë në procedurw kuvendore.
Sipas Todorovit, ky koncept shëndetësor ka për qëllim tërheqjen e kapitalit të huaj dhe vendosjen e metodave dhe procedurave të reja shëndetësore, transferimin e teknologjive të reja në drejtim të ngritjes së cilësisë së mbrojtjes shëndetësore.
“Segment i rëndësishëm në zonat e lira shëndetësore, krahas segmentit për ndërtimin e spitaleve, është edhe mundësia që investitorët të ofrojnë shërbime në bazë të mjekësisë komplementare dhe alternative dhe, që është mjaft e rëndësishme, mjekim në banja me akomodim dhe mjekësi fizikale dhe rehabilitim”, ka theksuar Todrov.
Todorov gjithashtu ka pohuar se ky koncept i zonave të lira shëndetësore tashmë zbatohet në shtete që kanë sisteme të zhvilluara shëndetësore.