🌤️
Tiranë 24°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,920 ▲ +0.89% ETH $2,710 ▲ +0.76% XRP $1.5380 ▼ -0.52% SOL $123.9900 ▲ +2.26%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Kosova

Zubin Potoku nën hetim për krime lufte, 13 persona të arrestuar deri më tani

Numri i personave të arrestuar nën dyshimin për krime lufte në Zubin Potok ka shkuar në 13, pas aksionit të sotëm ku u arrestuan nëntë persona.

Arrestimet janë zhvilluar në kuadër të hetimeve për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, ndërsa rasti lidhet me hetimet për ngjarjet e vitit 1999 në këtë komunë.

Nëntë arrestimet e fundit janë bërë sot në një operacion të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, ndërsa të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Aksioni i sotëm, i koduar “Dosja 23”, lidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

Para këtij operacioni, në Zubin Potok ishin arrestuar edhe katër persona të tjerë nën dyshimin për krime lufte, shkruan Telegrafi.

Fillimisht, në kuadër të këtij rasti, gjatë muajit gusht u arrestuan tre persona – J.R., M.J. dhe M.B. Ata dyshohen për përfshirje në krime lufte kundër popullsisë civile dhe ndaj tyre ishte caktuar masa e paraburgimit.

Më 3 shtator, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, arrestuan edhe R.K., i dyshuar për të njëjtën vepër penale.

Kështu, deri më sot, në Zubin Potok janë arrestuar gjithsej 13 persona në kuadër të hetimeve për krime lufte.

Hetimet po zhvillohen nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësinë e secilit prej të dyshuarve.

Në kuadër të hetimeve për krimet e luftës në Zubin Potok, autoritetet kanë gjetur edhe mbetje mortore që dyshohet se u përkasin 23 personave në tri lokacione të ndryshme.

Deri më tani, identiteti i tre prej viktimave është konfirmuar përmes analizave të ADN-së. Viktimat janë identifikuar si pjesëtarë të “Grupit të Intelektualëve”, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur më 19 prill 1999.

Procesi i identifikimit të viktimave të tjera është në vazhdim.

Në gusht të këtij viti, autoritetet kryen gërmime në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut ku zbuluan tri varreza masive dhe u gjetën mbetjet mortore të të paktën 23 persona. Më pas, mostrat e mbetjeve të mortore u dërguan në Hagë të Holandës për identifikim përmes ADN-së.

Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

Kosova ka kërkuar vazhdimisht nga Serbia bashkëpunim për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe qasje në arkivat ushtarake që sipas autoriteteve mund të ndihmojnë në identifikimin e lokacioneve të varreve të mundshme. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.