☁️
Tiranë 11°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 96.25 ▲2.5%
ARI 4,194 ▲2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,356 ▲ +0.57% ETH $2,454 ▲ +0.88% XRP $1.3421 ▲ +1.22% SOL $105.9800 ▲ +1.61%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.25 ▲2.5 % ARI 4,194 ▲2.09 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 96.25 ▲2.5 % ARI 4,194 ▲2.09 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zulfaj takohet me Kos në Bruksel, diskuton për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe Ligjin për Specialen

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, është takuar të enjten në Bruksel me komisionaren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, me të cilën ka diskutuar për avancimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në BE dhe reformat që lidhen me këtë proces.

Sipas njoftimit të kryenegociatorit, në takim është diskutuar për progresin e Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe zbatimin e reformave në kuadër të integrimit evropian.

Zulfaj ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së dhe harmonizimin e plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

Në takim është shqyrtuar edhe progresi në kuadër të Planit të Rritjes, integrimit në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) dhe nismës “Roam Like at Home”, të cilat, sipas Zulfajt, Qeveria e Kosovës po i trajton me prioritet.

Një nga temat kryesore të takimit ishte aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i dorëzuar më 15 dhjetor 2022.

Zulfaj e ka falënderuar komisionaren Kos për angazhimin e saj në procesin e zgjerimit, ndërsa ka theksuar rëndësinë e mbështetjes aktive të Komisionit Evropian në procesin e dorëzimit të pyetësorit, marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim.

Ai ka thënë se Kosova është e vetëdijshme për sfidat e procesit të zgjerimit dhe se ato do të adresohen gjatë rrugës drejt anëtarësimit në BE.

Sipas njoftimit, Zulfaj ka vënë në pah edhe mbështetjen e qytetarëve të Kosovës për integrimin evropian, duke theksuar se mbështetja dhe investimet e BE-së kanë kontribuar në ndërtimin e institucioneve demokratike, garantimin e të drejtave të barabarta dhe sigurinë për të gjithë qytetarët.

Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian ta njohë dhe vlerësojë përkushtimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për zbatimin e reformave.

Në takimin mes Zulfajt dhe Kos është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë ligjin për Dhomat e Specializuara, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas njoftimit, Zulfaj ia ka shpjeguar komisionares kontekstin e miratimit të ligjit, duke e cilësuar të padrejtë verdiktin e shpallur më 16 shtator ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka shprehur pritjen që vendimi të korrigjohet në shkallën e apelit, ndërsa ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës tashmë ka formuar një grup punues për hartimin e një strategjie shtetërore lidhur me këtë çështje.

Zulfaj ka theksuar se Kosova është demokraci funksionale, me ndarje të pushteteve dhe e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit.

Në përfundim të takimit, kryenegociatori ka falënderuar komisionaren evropiane për Zgjerim dhe ka shprehur përkushtimin e Kosovës për vazhdimin e reformave dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian në procesin e anëtarësimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.