Ekonomia

Zv.ambasadorja gjermane viziton minierën e Bulqizës

Zv.ambasadoria e Gjermanisë në Shqipëri, Anke Holstein, bëri të premten një vizitë të planifikuar në ambientet e minierës së “AlbChrome” në Bulqizë, tashmë pjesë e “Balfin Grup”.

1429271750minerareDiplomatja ishte ftuar të shikonte nga afër punimet për hapjen e pusit të thellësisë nga “AlbChrome”.

E shoqëruar edhe nga drejtues të lartë të “AlbChrome”, Holstein pa nga afër ecurinë e punimeve për pusin numër 9, që është një nga investimet më të mëdha në sektorin minerar në Shqipëri.

Investimi për hapjen e këtij pusi, projekt që po realizohet nga një kompani kineze, ka një vlerë prej 25 milionë dollarësh.

Hostein, duke folur në gjuhën shqipe, u shpreh e lumtur për të ardhmen e minierës dhe për qytetin e Bulqizës, si dy elementë të lidhur ngushtë bashkë.

Në këtë vizitë të parë, diplomatja gjermane nuk harroi të përmendte përgjegjësinë ekonomike të ambasadës së saj, si dhe mundësitë e zhvillimit të turizmit në zonën e Bulqizës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button