Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 04 June 2026
S&P 500 7,554 ▼0.74%
DOW 50,687 ▼1.21%
NASDAQ 26,854 ▼0.89%
NAFTA 95.01 ▼1.05%
ARI 4,495 ▲0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $62,752 ▼ -6.73% ETH $1,760 ▼ -6.61% XRP $1.1575 ▼ -6.77% SOL $68.5800 ▼ -9.09%
S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.01 ▼1.05 % ARI 4,495 ▲0.62 % S&P 500 7,554 ▼0.74 % DOW 50,687 ▼1.21 % NASDAQ 26,854 ▼0.89 % NAFTA 95.01 ▼1.05 % ARI 4,495 ▲0.62 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Politika

“Zvërneci” në Kuvend, opozita: Protestuesit u sulmuan me ujë dhe piper

Seanca e sotme plenare në Kuvend ka nisur me debate në lidhje me protestën e qytetarëve kundër investimit në Zvërnec. Deputetja demokrate Ina Zhupa ka kërkuar nga Kuvendi që të shqyrtojë me urgjencë çështjen, duke kritikuar mosfutjen në rend dite të interpelancës së saj për zonat e mbrojtura dhe Zvërnecin. Ajo ka akuzuar qeverinë për ndërhyrje të dëmshme dhe për mungesë dëgjese ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

“Kam kërkuar interpelancë urgjente për zonat e mbrojtura dhe Zvernecin. Pse nuk është futur në rend dite interpelanca urgjente? Po betonizoni çfarë të doni. Sot doni t’i hyni Nartës me kokë dhe nuk pyesni. Por harruat që shqiptarët nuk e duan të tregojnë Shqipërinë si një parajsë me flamingo që ka ekzistuar, por luftojnë për Shqipërinë dhe sot janë çuar”, deklaroi Zhupa.

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, kërkoi praninë e kryeministrit në Kuvend për të dhënë llogari, duke lidhur situatën me deklaratat e qeverisë për “luftë hibride” dhe me menaxhimin e protestës së një dite më parë.

“Sillni kryeministrin në momentin më të parë të mundshëm për interpelancë. Zëvendësministri i Brendshëm dhe kryeministri thanë që vendi është në luftë hibride. Dil dhe jep llogari se kush po sulmon Shqipërinë. Dje policia juaj bllokoi bulevardin dhe sulmoi protestuesit me ujë dhe piper, dhe nuk mbajti dot gardhin. Nuk e patë dhunën e policisë private në Rrjoll? Jep dorëheqjen për provokimin ndaj shoqërisë shqiptare”, tha Kapri.

Edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku ka qenë në të njëjtën linjë, duke dënuar përdorimin e forcës ndaj qytetarëve dhe veçanërisht ndaj të rinjve pjesëmarrës në protestë.

“Protesta e djeshme, shumë të rinj, qytetarë, njerëz me parti e pa parti, u përballën me dhunën e qeverisë. Nuk ndihem mirë kur shoh qytetarët shqiptarë që përballen me këtë lloj dhune, por shërben për të çjerrë fytyrën e propagandës dhe arrogancës që ka arritur limitet sot”, tha Tabaku.

Deputeti demokrat Klevis Balliu akuzoi mazhorancën për përdorim të dhunës ndaj qytetarëve gjatë viteve dhe për tentativë për të fshehur përgjegjësitë.

“Këta janë habitur dhe po na tregojnë se i kanë kërkuar llogari ministrit të Brendshëm për dhunën, ndërkohë që për 14 vite dhunohen qytetarët në protesta. Janë 415 protestues në spitale në këto 14 vite nga shkopat e gomës. Policia me eprorët e vet ka përdorur këtë dhunë për të sulmuar qytetarët dhe nuk ka patur asnjë përgjegjësi. Arsyeja pse flas kësaj radhe ishte videoja që ju doli sheshit dhe u përpoqët ta fshihnit krimin tuaj”, u shpreh Balliu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.