Politika

Zvicra, 7.2 milion franga zvicerane për qeverisjen vendore në veri të Shqipërisë

Zv.kryeministri Niko Peleshi dhe Ambasadori zviceran Christoph Graf,  nënshkruan sot hapjen e fazës së III të programit për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor me një angazhim financiar prej 7.2 milionë frangash zvicerane gjatë katër viteteve të ardhshme.

nIKOLajmi bëhet i ditur nga numri dy i qeverisë. “Nënshkruam sot me Ambasadorin zviceran Z. Christoph Graf marrëveshjen për Programin për Decentralizim dhe Zhvillim Vendor (DLDP). 7.2 milion franga zvicerane në funksion të përmirësimit të qeverisjes vendore në veri të Shqipërisë, që vijnë si një kontribut i vazhdueshëm për reformën territoriale dhe atë të decentralizimit nga ana e Konfederatës Zvicerane”, deklaroi Niko Peleshi.

Në total programi parashikon një angazhim financiar prej 88 milionë frangash zvicerane për periudhën 2014-2017 kryesisht të destinuara për mbështetjen e pushtetit vendor.

Ambasadori zviceran u shpreh se kjo është faza e tretë e një ndërhyrje afatgjatë të mbështetur nga qeveria zvicerane e cila ka dhënë rezultate të prekshme në nivel lokal në Shkodër dhe Lezhë, qarqe në të cilat janë zhvilluar faza e parë e këtij programi që ka prekur fushat e menaxhimit të financave trajtimit të mbetjeve urbane dhe ngritjen e one stop shop-eve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button