ZYRTARE: Shkundet Policia e Shtetit, ja lëvizjet e mëdha në qënder dhe Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, etj.
Duket se frika më e madhe e Lulzim Bashës për vjedhjen e zgjedhjeve nga Policia e Shtetit me akuzën se është nën nështrimin e Kryeminsitrit Edi Rama, është faktuar nga një furtunë në radhët e drejtuesve në radhët e uniformave blu në nivel qendror dhe vendor.
Pas lajmeve që kanë qarkulluar prej kohësh për shkakrime e transferime të drejtuesve, policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar duke bërë publike të gjithë emrat e larguar dhe drejtuesit e rinj që vendoset në Polici.
Argumenti i këtyre lëvizjeve që jep Policia e Shtetit është: angazhimi në përmbushjen me sukses të një sërë prioritetesh të rëndësishme si garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në zbatimin e detyrimeve që përcakton Kodi Zgjedhor; luftën kundër trafikut të drogës dhe veçanërisht kultivimit të kanabisit; luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme; konsolidimit të strukturave të Policisë së Shtetit edhe përmes rritjes së integritetit dhe aftësisë profesionale të punonjësve të Policisë e menaxhimit më të mirë të tyre, si dhe realizimit sa më mirë të detyrave që lidhen me sezonin e ri turistik.
Kjo furtunë në Policinë e Shtetit, sipas njoftimit zyrtar vjen në shenjë reflektimi për problematikat e hasura gjatë vitit 2016.
“Lëvizjet në radhët e drejtuesve të Policisë kanë si kriter bazë rezultatet konkrete të punës së gjithësecilit, synimin për t’i bërë më eficente strukturat policore, por dhe nevojën për të përmirësuar organizimin dhe drejtimin e tyre edhe në funksion të përmbushjes së prioriteteve të reja të këtij viti. Ndryshimet synojnë t’i japin një tjetër ritëm punës së Policisë së Shtetit në përmbushjen e përgjegjësive të saj. Policia e Shtetit do të vazhdojë me seriozitet, përkushtim dhe profesionalizëm edhe me mbështetjen e pakursyer të partnerëve tanë ndërkombëtare, të përmbushi me përgjegjësi të lartë detyrat në zbatim të ligjit dhe në shërbim të qytetarëve”, – thuhet në njoftimin zyrtar.
Aida Hajnaj që mbante detyrën e shefes për Hetimin dhe Pastrimin e Parave, vihet në vend të Genc Merepezës, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin.
Ikën drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dhe në vend të tij vihet Ardi Veliu, që deri më parë mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore. Ndryshimet prekin drejtuesit e thuajse të gjitha qarqeve në vend, edhe të kufirit, dhe zëvendësdrejtorët. Në vend të Niko Brahimajt, në krye të Forcave Operacionale vjen Sokol Bixhga.
Më poshtë, të GJITHA ndryshimet
• Drejtues i Parë IDAJET FASKAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda. – Detyrë të cilin e mbante Ardian Çipa
• Drejtues SOKOL SELFOLLARI, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Rënda.
• Drejtues AIDA HAJNAJ, deri tani Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin. – Detyrë që e mbante Genc Merepeza.
• Drejtues i Parë SOKOL BIZHGA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike. – Detyrë që e mbante Niko Brahimaj
• Drejtues i Parë SHKËLQIM SAÇO, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Strategjik, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike.
• Drejtues i Parë NIKO BRAHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda.
• Drejtues i Parë FREDI AGASTRA, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit
Në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit janë bërë këto emërime:
• Drejtues i Parë GJOVALIN LOKA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër. – Detyrë që e mbante Alban Cela
• Drejtues i Parë DYLAVER SHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
• Drejtues i Parë ALFRED ÇEPE, deri tani Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë, Durrës.
• Drejtues i Parë ARBEN DASHI, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan.
• Drejtues ARDI VELIU, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. – Detyrë që e mbante Ervin Hodaj
• Kryekomisar ALBERT NUSHI, deri tani Komandant i Repartit “DELTA” Vlore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. – Detyrë të cilën e mbante Neritan Nallbati
• Drejtues GENTJAN SHEHAJ, deri tani Përgjegjës i Departamentit / zv/Drejtor në Departamentin e Policimit në Patrullë, në Kolegjin Profesional të Lartë “Kolegji i Policisë”, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë .- Detyrë të cilën e mbante Jaeld Cela
• Drejtues i Parë LORENC PANGANIKA, deri tani Pedagog Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër . – Detyrë të cilën e mbante Arjanit Arapi.
• Drejtues BLEDAR ÇELIKU, deri tani Zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë. – Detyrë të cilën e mbante Ermal Muca
• Drejtues i Parë ARBEN SKËNDO, deri tani Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së, emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
• Kryekomisar IDAJET HOXHA, deri tani Shef Sektori / Specialist në Sektorin për Asetet Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër.
• Kryekomisar ARBEN JOCA, deri tani Shef Sektori/Specialist në Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë.
• Kryekomisar LUAN HYSENI, deri tani Shef i Sektorit të Analizës dhe Kartotekës në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë.
• Drejtues MANOL DHAMAJ, deri tani Shef Sektori / Specialist ne Sektorin e Pranimit dhe Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.
• Drejtues BASHKIM SHEHU, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në DVP Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës.
• Drejtues ILIRJAN BALLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Diber, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
• Drejtues SHKËLQIM PEPKOLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.
• Drejtues KOÇO DAFA, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Operacioneve në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.
• Drejtues FATMIR HOXHA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.
• Drejtues ADRIATIK TAFÇIU, deri tani shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër.
• Kryekomisar SOKRAT GODE deri tani me detyrë në strukturat e SHÇBA emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
• Kryekomisar SHKËLZEN REXHEPI, deri tani shef i Sektorit Qendror Kombëtar, INTERPOL, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë
Nga e gjithe lista e policeve me grada vete nja ose dy ishin nga veriu me mbiemer e tere te tjeret nga jugu. Ky eshte turp, ndarje e vendit ne zona influence qe shkakton percarje.