Tiranë 24°C · Pjesërisht vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,633 ▼0.31%
DOW 52,512 ▼0.12%
NASDAQ 26,250 ▼0.32%
NAFTA 102.93 ▲2.88%
ARI 4,344 ▼1.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $78,652 ▲ +1.83% ETH $2,523 ▲ +0.82% XRP $1.4110 ▲ +4.74% SOL $102.4800 ▲ +1.88%
S&P 500 7,633 ▼0.31 % DOW 52,512 ▼0.12 % NASDAQ 26,250 ▼0.32 % NAFTA 102.93 ▲2.88 % ARI 4,344 ▼1.47 % S&P 500 7,633 ▼0.31 % DOW 52,512 ▼0.12 % NASDAQ 26,250 ▼0.32 % NAFTA 102.93 ▲2.88 % ARI 4,344 ▼1.47 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Kosova

Zyrtarë të lartë të Qeverisë, e diplomatë do të jenë në Hagë

Sytë janë drejtuar tashmë nga Haga. Të mërkurën, në Dhomat e Specializuara të Kosovës, pritet të shpallet verdikti i shkallës së parë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Pas një procesi gjyqësor disavjeçar, vendimi i trupit gjykues pritet me interesim të madh, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Hagë dhe më gjerë.

Nga Qeveria e Kosovës është konfirmuar se të pranishëm në Hagë ku do ta përcjellin seancën pritet të jenë zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Glauk Konjufca dhe Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka. Mësohet se Konjufca e Hoti pritet të jenë të pranishëm në galerinë e Dhomave të Specializuara prej ku do të përcjellin shpalljen e verdiktit.

Ndërkohë, në Hagë tashmë kanë mbërritur familjarë të të akuzuarve, por edhe qytetarë të shumtë nga Kosova dhe diaspora. Ata pritet të marrin pjesë nesër në tubimin e paralajmëruar në Hagë dhe në ditën kur do të shpallet vendimi.

Raportohet se interesimi për këtë proces është i lartë edhe në mesin e përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar. Një numër i konsiderueshëm diplomatësh pritet ta ndjekin nga afër seancën e së mërkurës.

I madh është edhe interesimi i mediave. Gazetarë dhe ekipe televizive nga Kosova dhe jashtë saj kanë mbërritur në Hagë për ta përcjellë drejtpërdrejt momentin e shpalljes së verdiktit.

Edhe Radiotelevizioni i Kosovës do ta përcjellë nga afër këtë proces, brenda dhe jashtë objektit të Gjykatës Speciale, përmes ekipeve të saj, duke sjellë për publikun zhvillimet dhe atmosferën nga Haga.

Kështu, vëmendja tashmë është përqendruar në Hagë, ku të mërkurën pritet të shkruhet një nga kapitujt më të rëndësishëm të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.