Kronika

Tiranë, sistemohet blloku tek “Shallvaret”

Blloku i pallateve Shallvare, siç edhe njihet në kryeqytet, ka tanimë një pamje të re. Bizneset kanë liruar hapësirat e zëna ndërmjet pallateve, të cilat janë sistemuar me trotuare dhe ndriçim.

“Këtu ka qenë një gjiriz i vërtetë, një kënetë. Mbaj mend baltën deri në gju. Gjendja ishte si në Mesjetë. Sot kemi bërë kanalizimet, kemi ndriçim, kemi parkingje të dedikura dhe gjelbërim“, tha kryebashkiaku.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa pa nga afër punimet që po përfundojnë, tha se në këtë zonë do të pilotohet edhe parkimi rezidencial për banorët, të cilët kanë shtëpitë aty pranë.

“Banorët do të kenë pullën e tyre për makinën që ta kenë të garantuar parkimin. Një banor nuk duhet t’i vijë lagjes vërdallë për parkim”, u shpreh Veliaj.

Në këtë projekt të bashkisë janë sistemuar hapësirat mes pallateve ndërmjet rrugës “Sami Frashëri” dhe bulevardit “Gjergj Fishta”, duke bërë të mundur shtrimin e rrjetit të kanalizimeve si dhe krijimin e lulishteve e mbjelljen e bimëve dekorative.

Related Articles

Nje koment

  1. Çfarë k..llëqe flet ky Er..t Vllahinka.Ku është kjo balta deri në gju? Ndoshta tek Ura Vajgurore e së jëmës.Zona e Shallvareve ka rreth 10.000 banorë dhe jo më shumë se 50 vënde parkimi pa pagesë.Lëri reklamat (pordhët) se të ka dalë jo vetëm boja por dhe antiruxhoja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button