Home / Teknologji / Kodak hyn në tregun e smartphone me Ektra-n

Kodak hyn në tregun e smartphone me Ektra-n

Kodak është prodhuesi ikonë i aparatëve fotografikë që ka dështuar të përshtatet me moshën dixhitale. Por tashmë po del në dritë me smartphone-in e saj të parë.

Kompania ka nxjerrë të enjten e kaluar telefonin Android që quhet Kodak Ektra dhe fokusin kryesor e ka vetëm tek fotot. Pajisja, e vlefshme në Britaninë e Madhe dhe në SHBA kushton 550 dollarë, me një kamera 21 megapiksel. Kjo është shumë krahasuar me kamerën 12 megapiskel të smartphone-ëve të tjera si iPhone 7. Ndërkohë kamera e përparme për të bërë selfie është 13 megapiksel.

Ajo futet në një kapak të stilit të kameras së vjetër të Kodak, me një rrip, duke e bërë më të lehtë për t’u mbajtur.

Ndryshe nga smartphone-ët e tjerë, ajo ka një buton fizik për të bërë foto, dhe fokus për të ndryshuar përmasat. Gjithashtu kapakun e lëkurës mund ta blini për 70 dollarë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: