Kronika

Vrasja e gruas në Fier, Tahiri fajëson gjykatat: Urdhri i mbrojtjes nuk shkoi kurrë në polici

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka fajësuar sistemin e drejtësisë për vrasjen e 43-vjeçares Liliana Ruko në Fier, e cila u hodh nga kati i katërt nga bashkëshorti i saj.

Tahiri thotë se urdhri i mbrojtjes së Gjykatës nuk ka shkuar kurrë në polici megjithëse sipas ligjit duhet të shkonte brenda 24 orësh tek të gjitha institucionet.

Deklarata e Tahirit

Kur gratë ne parlament dhunohen me tituj te tipit “ndrikulla”, “kurva” e “lavire”, sigurisht injoranca do gjej frymëzim t’i dhunojë e t’i vrasë gratë e fëmijët.

Dhe flitet për viktimat e dhunës në familje, kur makabritetet tmerrojnë të madh e të vogël. Por pak flasim e pak bëjmë, për dhunën e heshtur, atë që nuk shohim e dëgjojmë, por që nesër do sjellë viktima të tjera po nuk u shkundëm mire nga themelet, individi, shoqëria dhe institucionet.

Nga 1 Janari deri 30 Nentor, jane 3.758 raste te trajtuara nga policia per dhune ne familje. 1.991 prej tyre me urdher mbrojtje.

Por keto te dhena jane, pa diskutim, vetem nje pjese fare e vogel e te vertetes.

Shoh me shume komshinje e familjare qe tregojne detaje pasi ndodh ngjarja makaber, sesa komshinje e familjare te gatshem te sinjalizojne menjehere dhunen ne familje, qe ne fillesen e saj.

Me heshtjen tone, shoqeria po i hap rruge dhunuesve. Sepse jane fare fare pak sinjalizimet e familjareve, rrethit shoqeror, fqinjeve, e kujdo tjeter qe mund te shpetonin viktimat e dhunes ne familje.

E jane shume me pak akoma, veprimet aktive per te parandaluar dhunen.

Ka plot institucione qe vetem punen nuk bejne, e keta jane me dhunues se dhunuesit. Dhunojne me burokraci, me vonese e mosveprim.

Deputetja Majlinda Bregu ka publikuar sot nje urdher mbrojtje per Liljana Rukaj, viktimen e dhunes se bashkeshortit ne Fier.

Pas denoncimit te te ndjeres, Policia ka bere strehimin e saj ne banesen e te vellait te saj, dhe ka kerkuar menjehere prane Gjykates Fier leshimin e urdhrit te mbrojtjes.

Ligji e do qe vendimi i gjykates per urdher mbrojtje te ishte derguar brenda 24 oresh prane disa institucioneve, nje nder tyre edhe Policia.

Ky urdher mbrojtje, nuk eshte derguar kurre ne Polici, e kam frike ne asnje institucion tjeter. Ndoshta do kete mbetur ne sekretarite e gjykates, a gjithkund tjeter, por vetem ne Polici dhe institucione, nuk ka shkuar.

Kush e ka mbajtur kete urdher mbrojtje ne sirtar, eshte dhunuesi institucional, qe i la rruge te hapur dhunuesit qe i mori jeten nje njeriu.

Shpresoj te kete hetim penal, per cilindo pergjegjes qe nuk ka bere detyren, me koston e madhe te nje tjeter viktime te pafajshme nga dhuna ne familje.

Shpresoj shoqeria te ndergjegjesohet, e te sinjalizoje menjehere shenjat me te para te dhunes ne famije, pa pritur gjate deri ne dhune fizike.

Shpresoj media te luaj me fort rolin e saj. Duke mos raportuar detajet e ketyre ngjarjeve, parandalojme efektin domino te atyre qe te nxitur nga lajmet, ndjekin shembullin.

Na duhet te bejme te gjithe me shume!!!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button