Home / Europa / May arrin marrëveshjen për qeverisje me partinë e Irlandës së Veriut

May arrin marrëveshjen për qeverisje me partinë e Irlandës së Veriut

Partia Konservatore e Kryeministres brtanike, Theresa May, arriti një marrëveshje me Unionistët Demokratë për formimin e qeverisë së pakicës. Dhjetë deputetë të partisë nga Irlanda e Veriut do t’i mbështesin Konservatorët në Parlament. Në këmbim, Irlandës do t’i jepen 1 miliard sterlina shtesë gjatë dy viteve të ardhshme.

Liderja e Unionistëve Demokratë, Arlene Foster, tha se marrëveshja “është e mirë edhe për Irlandën e Veriut, edhe për Mbretërinë e Bashkuar”. Marrëveshja vjen gati tri javë pas zgjedhjeve në Britani, në të cilat Konservatorët e Kryeministres May kanë humbur shumicën parlamentare. May i ka thirrur zgjedhjet e 8 qershorit për të forcuar pozicionin e saj dhe të partisë së saj në negociatat për Brexit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: