Home / Bota / Tërmet në Meksikë – mbi 200 veta humbën jetën

Tërmet në Meksikë – mbi 200 veta humbën jetën

Një tërmet prej 7.1 shkallësh e goditi të martën Meksikën duke rrënuar ndërtesa dhe duke lënë nën gërmadha shumë njerëz. Autoritetet thanë se mbi 200 veta kanë humbur jetën.

Presidenti Enrique Pena Nieto, tha se 27 ndërtesa u rrënuan në Mexico City, një nga qytetet më të populluara në botë. Autoritetet thanë se rreth 30 veta pësuan në kryeqytet.

Në shtetin Morelos, në jug të kryeqytetit humbën jetën 54 veta tha guvernatori Graco Ramizez. Autoritete thanë se mbi 20 veta pësuan edhe në Puebla në rrethinën e së cilës vlerësohet të jetë edhe epiqendra e tërmetit.

Tërmetet që kalojnë mbi 7 shkallë vlerësohen si të rënda dhe me fuqi të madhe shkatërruese.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në rrjetin twitter; “Zoti i bekoftë qytetarët në Mexico City. Jemi me ju dhe do të jemi aty për ju”.

Në kryeqytet me rrethinë jetojnë rreth 20 milionë banorë. Në Cuernavaca, një qytet në jug të kryeqytetit pati njoftime të pakonfirmuara për banorë që kanë mbetur nën gërmadha.

Tërmeti goditi pak orë pasi që shumë njerëz morën pjesë në stërvitjet për mbrojtje nga tërmeti në përvjetorin e tërmetit që vrau mijëra në njerëz në Mexico City në vitin 1985.

Vetëm 12 ditë më parë një tërmet në jug të Meksikës la pas vetes 98 të vdekur.

Leave a Reply

%d bloggers like this: