Home / Politika / Monika Kryemadhi: Edi Rama është koka e krimit në Shqipëri, gabimi i vetëm i Donald Lu

Monika Kryemadhi: Edi Rama është koka e krimit në Shqipëri, gabimi i vetëm i Donald Lu

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë dhënë për Ora News flet për situatën kriminale në vend dhe qeverisjen Rama 2.

Më thuaj tre arsye pse vendi po rrëshqet në diktaturë?

Duke filluar nga mediat. Ka emisione që blihen dhe ndërpriten. Ka portale që blihen. E dyta, fjala e lirë në Parlament sot. Nuk i kushtonte asgjë kryetarit të Kuvendit që të mblidhte Konferencën e Kryetarëve dhe ta diskutonim sërish. Pavarësisht se Rregullorja e thotë se bëhet pa debat. Çfarë fitoi Gramoz Ruçi pse e përzuri Bashën? Ne jemi shumë të qartë në lëvizjet tona. Kushdo që të shkojë le të shkojë. Çështja e opozitës është çështje morali. Edhe militatizmi i hapur ose i egër njerëzve pranë kryeministrit për të eliminuar çdo lajm të keq, apo çdo mungesë informacioni, është një sinjal. Mos harroni para një jave iu hoq sinjali i TVSH-së. Më e tmerrshmja. Flet kryeministri në emër të drejtorit të TVSH-së. A është i pavarur? Asnjëri nuk shikon si u përdorën bandat dhe krimi i organizuar për të blerë votat. E vetmja parti politike që denoncoi është LSI-ja. Të dyja partitë e kishin shumë të ashpër gjuhën ndaj LSI-së. Ne jemi vend i vogël që dashje pa dashje ka probleme me demokracinë. Partitë e vjetra kanë inspiruar për të kthyer një parti me profil dypartiak. Ne nuk jemi Amerika. Ne jemi një vend që ka probleme me demokracinë. Ne jemi vend hibrid. Nuk kemi as demokraci të kushtëzuar.  Dhe të mendosh që të kesh dy parti në një vend të tilla me probleme të mëdha me arsimin, shëndetësinë, krimin, është më mirë është fatkeqësi e madhe dhe më mirë të mbledhim plaçkat dhe të ikim. Koalicionet me ligjin aktual i largonin të gjitha partitë.
Si e shikoni gjendjen e shqiptarëve sot?

Shqiptarët janë gjithmonë e më keq. Mendo se çfarë do të ndodhë me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël. Vetëm në qytetin e Tiranës 34 mijë biznese rrezikojnë të mbyllen. Dhe sikur nga një person të kenë të punësuar do të thotë 34 mijë njerëz që dalin në rrugë

Cili është komenti yt për deklaratat e ambasadori amerikan Donald Lu për krimin e organizuar dhe mafian?

Nuk dua t’i heq asnjë pikë dhe asnjë presje, dhe as të shtoj asnjë fjali asaj që tha Ambasadori Lu, edhe pse është pak e vonë, sepse ne, këtë deklaratë që thotë ambasadori, e kemi artikuluar prej gati dy vite më parë, përsa i përket ndërhyrjes ose lëvizjes së instrumenteve të Policisë nëpërmjet duarve të krimit. Pra, tashmë na janë kthyer kriminelët në policë dhe policët në kriminelë. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi pasur media të cilat i kanë bërë reklamë policisë, për rripin e sigurimit në makinë, uniformave të policisë, qarkullimit rrugor, që është gjithashtu e rëndësishme, por e gjithë mbulonte dhe kamuflonte  çdo kapje të strukturave të Policisë së Shtetit. Shpërthimi i tyre i jashtëzakonshëm ndodhi gjatë zgjedhjeve ku kriminelët ushtronin presion në shtëpitë e njerëzve do të marrësh paratë apo plumbin dhe dy metra më tej, ishte makina e policisë që bënte presion psikologjik që mos merr guximin të denoncosh për këtë person që kërcënon. Nuk mund të them se me deklarata mund të luftosh krimin. Ambasadori tha se paratë e krimit do të blejnë prokurorin dhe gjyqtarin, por unë them se edhe do ta vrasi prokurorin dhe gjyqtarin.
Ti thua se ofensiva e krimit mund të shkojë deri në vrasjen e gjyqtarit dhe prokurorit?
Pse pak kanë vrarë. Pak janë vrarë njerëz. Nuk mund të marrim gjithë listën, por shumë njerëz janë vrarë dhe nuk gjendet arsye ose vrasësi. Unë shpresoj që policia e shtetit duhet të bëjë një ringritje, apo rilindje në qoftë se do të ketë dëshirën për ta bërë. Është skeptike si ide, por shpresa vdes e fundit. Duke pasur parasysh edhe ambasadorët kanë filluar të zgjohen, sepse krimi i organizuar shqiptar nuk diskuton më për të kontrolluar territoret e Shqipërisë, por diskuton për të kontrolluar territoret jashtë Shqipërisë gjë që i ka bërë edhe ndërkombëtarët të zgjohen. Deri dje kur LSI e artikulonte çështjen e krimit, ndërkombëtarët nënqeshnin.

Ju thatë se ministri i Brendshëm është vetëm? Pse është vetëm? Pse është emëruar aty?

Jemi në një situatë të tillë që po të shikosh mënyra se si është strukturat dhe ngritur qeveria nuk është se Ministrisë së Brendshme i ke dhënë mundësi për ta fuqizuar. Përderisa z. Xhafaj nuk arrin të ndryshojë një nga njerëzit kryesorë për funksionimin e policisë që është Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit, atëherë ose do të bashkëjetojë me atë llum që është Policia e Shtetit ose nuk është i fuqishëm për të lëvizur drejtorin e Policisë. Le ta shohim.

Ju keni informacione se ka vullnet për të lëvizur drejtorin e Përgjithshëm.

Nuk mund të them se kam informacion, por them që atë vullnet pozitiv që kam parë se ai do të bëjë diçka, them se edhe mosreagimi i tij për deklaratat e ambasadorit, them se ai e pranon për mua situatën që është e tillë. Në momentin që nuk do të lëvizë kupola e policisë… Para ca ditësh pamë një drejtor policie që kishte një vit e gjysmë që kërkohej nga Interpoli dhe letra ishte fshehur dhe qëndronte në zyrat e policisë. Vetëm kjo mjafton për ta shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nuk bëhet asnjë reagim.

A do të arrini ju në opozitë ta ndërprisni këtë situatë?

Krimi nuk ka për të ndaluar asnjëherë. E mira dhe e keqja bashkëjetojnë dhe luftojnë gjithmonë njëra-tjetrën. Po, asnjëherë në këtë tranzicion 26 vjeçar në Shqipëri krimi nuk ka qenë kaq i përfshirë në qeverisje. I ke kudo, në çdo vend. I ke që zaptojnë zyrat e kryetarëve të bashkive. I ke në zyrat e tenderëve. Bien telefonat nga qelitë e burgjeve. Gjëra nga më monstruozet. Sot flasim për kanabis, nesër për droga të forta dhe pasnesër për terrorizëm. Pra është një situatë që do të vështirësohet çdo ditë e më shumë. Dhe nuk do të vështirësohet vetëm për qytetarët por edhe për Ramën vetë, edhe për socialistët. Jam e bindur që këtë gjë do të bëjë, do të iki. Duhet të kemi një zgjim të ndërgjegjes kombëtare. Shqiptarët nëse zgjohen do ta rrëzojnë Ramën shumë shpejt.

Shqiptarët ngrihen vetëm kur i merr lekët znj. Kryemadhi?

Pse koncesionet 1 miliardë euro çfarë janë? Do të merren paratë e shqiptarëve nga bankat dhe do t’i marrin bizneset që janë zhytur në borxhe, do të ndërtojnë. Banka do të kërkojë interesa. Ja falimentoi projekti, kush do t’i paguajë ato para?! Do t’i paguajnë shqiptarët. Me këtë projekt rrezikohet të kthehen piramidat e vitit 1997.

Ju besoni tek z. Basha apo i qëndroni deklaratave të z. Meta se ai gënjen edhe për orën?

Unë besoj tek z. Basha. Besoj tek ambicia që ka ai për të ardhur në pushtet. Nuk do të dëshiroja ta besoja kurrë se ai ia ka me hile vetes së tij. Pavarësisht se mungesa e eksperiencës në politikë në marrëveshjen me Edi Ramën e bëri që të krijonte probleme për veten e tij në zgjedhjet që kaluan. Unë mendoj se ai është në të njëjtin pozicion siç ishte Ilir Meta në vitin 2007 kur Edi Rama e përdori LSI-në për të marrë mandatin dhe pastaj bëri ato ndryshimet kushtetuese.

Do t’ia falni z. Basha të gjitha fjalimet kundër LSI-së?

Çfarë ndodhi në fakt?! Fitoi Edi Rama. Lulzim Basha u bë kamxhik në dorën e Ramës për të goditur LSI-në. Besoj te z. Basha sepse nuk mendoj se ai do ta dëshironte kurrë që ky vend të qeveriset nga krimi i organizuar. Edhe ai mendon që fëmijët e tij t’i rrisë në Shqipëri.

Pra kemi të bëjmë me një politikan të mashtruar dhe të penduar sipas jush?

Unë them që z. Basha u mashtrua. Ndoshta edhe ndërkombëtarët ndikuan për të vendosur të vetëm në një cep, duke pasur parasysh që paketa e McCallister ishte më e mirë se ajo e Hoyt Yee. Z. Basha do të kishte më shumë kontroll mbi zgjedhjet.

Mendoni se do të ketë një marrëveshje tjetër Rama-Basha?

Mendoj se do t’i fundoste të dy.

Ju keni një bashkëpunim me pushtetin lokal, ju nuk jeni opozitë totale jeni opozitë e pjesshme…

Po mirë do leme njerëzit pa bukë, pa ujë, pa rrugë neve? Ky është ndryshimi mes opozitës së vërtetë, sepse ti nuk mund ti thusha jo çdo gjëjë që bën Edi Rama, se Edi Rama mund të bëjë edhe ndonjë gjë të mirë.

Atëhere thuajani shqiptarëve që do bëni një opozitë tjetër

Po e kemi thënë, opozitë ndryshe nga ajo ca ka parë. Shqiptarët kanë parë një opozitë që shan, rrihet, vriten me njëri-tjetrin dhe nuk shikojnë asnjë alternativë. Kemi parë që shahen për buxhetin e shtetit por nuk kemi parë buxhet alternative.

Situata është shumë e vështirë. Çështja është tek ne. Çfarë do të prodhojmë ne. Nuk mund të merremi me cicmice me njëri-tjetrin. Ka vetëm një zgjidhje: Front opozitar kundër krimit të organizuar.

Edhe Ramën e keni në këtë front?

Edi Rama është koka e krimit në Shqipëri. Donald Lu vetëm një gabim bëri. Nuk tha emrin e kryemafiozit shqiptar që është Edi Rama.

 

One comment

  1. Si ska turp kjo moster qe flet si rrugace. Si ben deklarata te ketilla, vetem se kaloi ne opozit LSI, Deri dje kur ishin ne qeveri , Rama ishte i mir, tani qe mori timonin vetem, duke nxjer nga pushteti kete pjell te ndyr, sdi se cflet.
    JO vetem shqiptaret brenda vendit , por edhe neper bot, sidomos ketu ne Amerik , te gjith e dim se hajdutet me te medhenj, dhe ish pushtetaret e LSI, kan qen me te kooruptuarit, po keshtu dhe me shitje e blerje votash, kata mbajn kampjon, duke filluar nga veriu qe nje doganjer ndante para per temar votat e deri tek kryetrafikanti i ballkanit Klement Balili, pa folur per drejtor e doganjer nga porti i Durresit , ku kan ber kerdin ne dem te arkes te shtetit, duke lejuar edhe kamjon te rende me kanabis per ne Itali, keshtu neper dogana, tatim taksa e kudo deri ne drejtorit aresimore , si ajo zonja e Lushnjes , qe aktualisht esht ne burg.
    Mjer ata qytetar shqiptar qe i besuan dhe i besojn kesaj force politike, qe me slloganin Siguroijm pune mashtroi me qindra antar e simpatizant te dy forcave olitike PS , PD,

Leave a Reply

%d bloggers like this: