Home / Moda / Një grua në krye të “Dior”

Një grua në krye të “Dior”

Për të parën herë në historinë e saj 70-vjeçare, frerët e krijimtarisë në shtëpinë franceze të modës “Dior” do t’i kalojnë një gruaje.

Maria Grazia Chiuri do të marrë postin e drejtoreshës së kreativitetit, ndërsa koleksionin e saj të parë “pret-a-porter” për “Dior”-in do ta prezantojë në muajin shtator. Ajo do të ketë gjithashtu në ngarkim koleksionet “haute couture” dhe ato të aksesorëve.

Si drejtuese artistike e njërës prej kompanive më të mëdha e të famshme të botës së modës, Chiuri do të ecë në hapat e dizajnerëve të mëdhenj si Yves Saint Laurent, Gianfranco Ferre e John Galliano.

52-vjeçarja ka punuar më parë për “Valentinon” në krah të partnerit të skicimit, Pierpaolo Piccioli, dhe mbetet për t’u parë sesi do të ecë tani me këmbët e veta. Dyshja arriti ta kthente markën italiane në njërën prej më të suksesshmeve e më fitimprurëset në këtë industri, çfarë i shtoi ndjeshëm mundësitë e Chiurit për të marrë një ofertë nga “Diori”, që po përpiqet t’i japë shitjeve të saj një impuls të ri.

Kompania ishte në kërkim të një drejtori të ri artistik, që kur dizajneri belg vendosi papritur të largohej në muajin tetor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: