Ekonomia

​​​Ekonomi: Bimët Medicinale‎, rol të madh në eksportet shqiptare

​Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj. Milva Ekonomi, mori pjesë sot në Konferencën Kombëtare Shqiptare të Bimëve Medicinale dhe Aromatike të zhvilluar në Hotel Tirana. Të pranishëm ishin kompanitë kryesorë të sektorit që përbëjnë rreth 85 % te forcës grumbulluese, përpunuese, eskportuese të bimëve medicinale në vend. Eksportet e këtij sektori llogariten në 40 mln dollarë në vit dhe rreth 90 mijë vetë janë të punësuar. Të punësuarit janë kryesisht në zonat rurale dhe kjo industri ka një efekt të madh në zbutjen e varfërisë në këto zona. Qëllimi i kësaj konference është që e gjithë kjo industri të flasë në një zë, të rrisin bashkëpunimin mes tyre, të rrisin cilësinë, dhe vendet e punës.

​Në fjalën e saj, Ministrja Ekonomi theksoi se ky sektor prodhon 47 për qind të bimëve medicinale e aromatike në Ballkan dhe punëson direkt dhe indirekt shtresën më të varfër të popullsisë. Ajo foli për ndihmën me fonde mbështetëse që Ministria e Ekonomisë i ka dhënë këtij sektori, ku dy vitet e fundit katër biznese kanë fituar fondin e konkurrueshmërisë dhe dy biznese fondin start-up. Ajo tha se në qeverisjen e ardhshme kjo mbështetje do të vazhdojë. Ndërsa z Filip Gjoka, kreu i shoqatës së Bimëve Mjekësore e Medicinale, tha se klima e biznesit është më e konsoliduar se asnjëherë tjetër. Ai theksoi se paketat fiskale të miratuara kanë sjellë shumë lehtësira. Ai falënderoi Ministren për ndihmën në këtë sektor, ndërsa tha se duhet bërë më shumë.

“​Në fakt, tha ministrja Ekonomi, nga gjithë eksportuesit e sektorit tuaj, janë mbështetur katër prej tyre në vitet 2014-2016, me fondin e konkurrueshmërisë, me një shumë prej 5.4 mln lekë. Ky fond ka bërë të mundur që bizneset të marrin e përfitojnë çetifikata dhe standarte që produkti të shkojë më lehtë për eskport. Nga sektori juaj jane mbeshtetur edhe dy biznese me fond start- up per te bere produkt më të mire e inovatov me nje shumë prej 600 mijë leke.
​E gjitha kjo u be pasi sektori kishte nevoje te ishte me i perhapur perveç Gjermanise dhe Shba-së, pra dhe ne tregje te tjera globale e europiane siç është tregu i Kines apo i vendeve te Mesdheut. Jo vetēm u mbeshtet financiarisht sektori por gjate ketyre viteve u dhame mundesine qe produktet e kesaj industrie  te shkonin ne panaire nderkombëtare siç ishte panairi i Nigbos vitin e shkuar dhe kete vit.​Megjithate, kur sheh si sektori perpunon dhe eksporton, kemi nevoje te mendojme dhe nderhyrjet qe duhet te bejme ne kete sektor.
​Sektori i bimeve aromatike medicinale, i cili sot eshte mbledhur per te thene qe duhet te klasifikohet me shume si nje industri perpunuese, se sa produkt bijqesor ka nevoje te ndaje mire rolin qe do kete secili aktor i sektorit ne proces: grumbulluesit që perfaqsohen   nga familjet fshatare dhe që vijne nga zona qe nuk jane shume te zhvilluara ekonomikisht, por kane fatin e madh qe pasuria natyrore e Shqipërise ne tregun ballkanik te perqfaqësoje 47 perqind te kesaj pasurie ndaj  duhen trajnuar se si te mbledhin per te shtuar vleren e produktit: kemi grumbulluesit e mesem dhe te medhenj qe bejne edhe përpunimin e bimeve. Në këtë kontekst është shumë e rëndësishme që produkti i mbledhur  të grumbullohet ne hapesira me te medha dhe  qeveria ne këto vite ka dhënë mundesi mbështetje për ata që krijojne magazina grumbullimi dhe kjo mbeshtetje do vazhdoje edhe ne 4 vitet e ardhshme. Ju e dini qe ne kemi nje program per venien ne perdorim te prones shteterore nepermjet kontrata simbolike1 euro dhe ka patur iniciativa te guxmishme nga sipermarrja per keto lloj aktivitetesh ekonomike. Per perpunuesit e medhenj te ketij sektori qe prodhojne vajra dhe ekstrakte te ndryshme do te kete mbështetje ne vazhdim persa i perket certifikimit te produktit dhe gjetjeve te tregjeve te eksportit.
​Ne programin e ri qeverisës ne kemi nje pakete mbeshtetese per bujqesine. Ne kete pakete ne kemi planifikuar mbeshtetje rreth 232 mln lekë dhe nga keto rreth 100 mln jane per rruget dytesore ne fshatra. Dhe  besoj qe ky eshte nje lajm i mire qe do lehtesoje grumbulluesit e produkteve nga zonat pyjore drejt qendrave grumbulluese te mesme apo edhe  drejt industrise te perpunimit. Sektori juaj ka qene një ndihme per eksportet ne ekonomine shqiptare. Z Filipi dha  shifrat e publikuara nga drejtoria e doganave per rreth 40 milion dollare ne vit.. Por numri 90 mije te punesuar besoj se nuk eshte vetem punesimi direkt nga ndermarrjet e industrise grumbulluese dhe perpunuese por dhe punesim indirekt te fshatareve te perfshire ne kete proces. Theksoj se ky sektor ka nevoje per vemendje e mbeshtetje per te hapur tregje te reja per te eksportuar produktet tuaja”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button