Kronika

1.5 ton kanabis në Velipojë, si u kap polici dhe 4 bashkëpunëtorët

1.5 ton kanabis është sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në Vilu të Velipojës në Shkodër, ku në pranga ra edhe një efektiv i policisë si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në një operacion të koduar “Viluni Beach”, policia arrestoi 5 persona (tre vlonjat dhe dy shkodranë) dhe shpalli në kërkim dy të tjerë.

Operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02.45, ku në oborrin e një hoteli në Plazhin e Velipojës, në një furgon në përdorim nga një 20-vjeçar me inicialet J.B lindur dhe banues në Orikum të VLorës, u gjet drogë. I riu është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë hoteli është në pronësi të P.V, rezident në Itali.

Kontrolli ka vijuar edhe në ambientet e këtij hoteli, ku në katin e parë është konstatuar një sasi tjetër lënde narkotike e paketuar dhe e futur në 6 çanta shpine.

Gjithashtu në oborrin e këtij objekti u evidentuan edhe dy automjete të tjera të lëna nga autorët , një “Mercedes Benz” me targa AA 388 ME, në pronësi të Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë (i arrestuar(, si dhe i “Ford Fiesta” me targa AA 421 LU, në përdorim nga  F.M, 32 vjeç, banues ne Përmet (i shpallur në kërkim).

Në vijim të këtij operacioni shërbimet e Policisë së Shkodrës janë vënë në ndjekje të një automjeti “Golf”,  me targa AA 355 SL, i konstatuar në afërsi të hotelit ku u gjet dhe u sekuestrua lënda narkotike,. Ky automjet drejtohej nga Enriko Zyle, Punonjës Policie në Drejtorinë e Kufitit në  Tiranë, i cili në përpjekje  për tu larguar, nga shpejtësia ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është batuar jashtë rruge.

Nga  hetimet paraprake të kryera  rezulton se ky punonjës policie është i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Në automjetin që drejtohej nga punonjësi i policisë, ka mundur të largohet GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në bashkëpunim me SH.Ç.B.A,  janë arrestuar në flagrancë:

Sokol Ujka, 42 vjeç, banues në Velipojë Shkodër

Enriko Zyle, 42 vjeç, lindur në Shkodër banues në Tiranë, Punonjës Policie në DRKM Tiranë

Arbër Bozhanaj, 30 vjeç, banues në Orikum Vlorë

Genti Dano, 35 vjeç, banues në Selenicë Vlorë

Dervish  Gjolekaj, 32 vjeç, banues në Dukat Vlorë.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tre të shpallurve në kërkim:

F.M, 32 vjeç, banues në Përmet

J.B, 20 vjeç, banues në Orikum Vlorë.

GJ.N, 44 vjeç, banues në Lezhë

“Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda po punohet për dokumentimin e plotë ligjor  të këtij aktiviteti kriminal, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të dyshuar  si të implikuar  në këtë ngjarje. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë , për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”. – tha në një deklaratë zyrtare për mediat, drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button