Kronika

Totozani, letër Çakos: Policia të mos ndikojë në zgjedhje

Avokati i Popullit, Igli Totozani, i ka dërguar një rekomandim Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, për zbatimin me korrektesë të detyrave ligjore nga Policia e Shtetit gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë

Në këtë dokument, Avokati i Popullit rekomandon:

  1. Marrjen e masave të nevojshme tekniko – organizative me qëllim zbatimin me korrektesë të detyrave ligjore të parashikuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë dhe Udhëzimet e KQZ-së nga Policia e Shtetit gjatë procesit të zgjedhjeve për në Kuvendin e Shqipërisë.
  2. Vazhdimin e trajnimeve me të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit që do të marrin pjesë në shërbimet që do të organizohen në kuadrin e procesit zgjedhor me qëllim njohjen e tyre me detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit në këtë proces.

Avokati i Popullit, Igli Totozani, në rekomandim shprehet se:

“Policia e Shtetit në zbatim të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë ka për detyrë që jo vetëm të garantojë rend dhe qetësi gjatë gjithë procesit zgjedhor si para, gjatë dhe pas zhvillimit të tij, por edhe të paraqesë me dinjitet vlerat e saj si garantuese e zbatimit dhe respektimit të ligjit.

Misioni i Policisë së Shtetit në këtë proces është i një rëndësie të madhe për krijimin e një mjedisi të sigurt për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për ruajtjen e rendit publik gjatë tubimeve të subjekteve zgjedhore, për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, për shoqërimin e materialeve zgjedhore dhe për hetimin e veprave penale që lidhen me zgjedhjet. Prandaj është detyra e saj dhe pritshmëria e publikut që strukturat e Policisë së Shtetit të punojnë për të siguruar zbatimin me rigorozitet të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe Udhëzimeve të KQZ-së. Parimi i shtetit të së drejtës se “Askush nuk mund të dalë mbi ligjin” duhet të udhëheq çdo punonjës të Policisë së Shtetit gjatë kryerjes së detyrave në këtë proces dhe në çdo rast të manifestojë standarde të larta profesionale, etikë dhe integritet.

Sjellim në vëmendje se, vite më parë Policia e Shtetit është keqpërdorur nga forcat politike në pushtet për të ndikuar në zgjedhje në favor të tyre, duke deformuar rezultatin e votimeve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button