10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ar
Fortlumturia e Tij, Joani, Kryepiskop i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, po merr pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Patriarkana Ekumenike me temë: Sinodi i Shenjtë dhe i Madh i Kishës Orthodhokse (2016-2026): Vlerësime dhe perspektiva.
“Konferenca me pjesëmarrjen e hierarkëve, përfaqësuesve të Kishave Orthodhokse dhe akademikëve të njohur, zhvillohet në Chantilly, Francë, nga 5-8 tetor 2026. Ajo zhvillohet me rastin e 10-vjetorit të Sinodit të Shenjtë dhe të Madh të Kishës Orthodhokse, i cili u mbajt në Kretë në vitin 2016”, thuhet në njoftimin zyrtar te Patriarkanës Ekumenike.
Ditën e hënë filluan punimet e Konferencës, hapjen zyrtare të së cilës e bëri Patriarku Ekumenik, Bartholomeu.
Punimet e saj fokusohen në vlerësimin e dekadës që pasoi Sinodin e Shenjtë dhe të Madh të vitit 2016-të dhe në shqyrtimin e perspektivave të ardhshme për unitetin dhe bashkëpunimin brenda botës orthodhokse.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.