Ekonomia

Kreditimi – BSH: Individët dhe biznesi përfitojnë nga ulja e normës bazë të interesit

Banka e Shqipërisë, në raportin e saj periodik mbi tendencat në kreditim gjatë tremujorit te parë të vitit 2016, shpjegoi se, duke përjashtuar disa kredi me norma jotipike, normat e kredise për bizneset kanë mbetur të krahasueshme me nivelin e tremujorit të katërt 2015.

Ndërkohë, individët kanë përfituar nga reduktime të vazhdueshme të çmimit të kredisë, për të gjitha llojet e saj.

Normat e interesit të kredisë në lekë për individë u janë afruar normave të interesit të kredive për biznese, të cilat historikisht kanë qenë më të ulëta.

Në dy muajt e parë të vitit, vërehet vetëm një rritje e lehtë e normave të interesit për kreditë overdraft në krahasim me tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Kredia për individë është rritur me ritme më të ngadalta se në fund të vitit 2015″, bën të ditur BSH-ja.

Banka qendrore ka ulur 14 herë në pak vite, normën bazë të interesit, me qëllim nxitjen e kreditimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button