⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,176 ▼2.02%
DOW 49,097 ▼2.19%
NASDAQ 23,879 ▼2.25%
NAFTA 82.25 ▼0.23%
ARI 3,576 ▼2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $61,536 ▼ -3.55% ETH $1,739 ▼ -3.32% XRP $0.9461 ▼ -3.66% SOL $71.1800 ▼ -4.39%
S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.25 ▼0.23 % ARI 3,576 ▼2.98 % S&P 500 7,176 ▼2.02 % DOW 49,097 ▼2.19 % NASDAQ 23,879 ▼2.25 % NAFTA 82.25 ▼0.23 % ARI 3,576 ▼2.98 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kronika

12 drejtues të arrestuar e të proceduar dhe 1 583 masa administrative në një javë nga Policia Rrugore e Vlorës

Policia Rrugore e Vlorës ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit rrugor, me pajisje bashkëkohore, në të gjitha akset rrugore dhe pikat hyrëse-dalëse të qarkut, siç njofton Policia e Shtetit. Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të vazhdueshëm gjatë një jave, janë arrestuar dhe proceduar penalisht 12 drejtues mjetesh.

Sipas Policisë, 6 drejtues janë arrestuar për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 4 janë proceduar penalisht për drejtim të mjetit pa leje drejtimi. Një drejtues tjetër është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë, ndërsa 1 është proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 1 583 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor: 511 masa për shkelje të tjera, 460 për parkime të gabuara, 289 për tejkalim të kufijve të shpejtësisë, 175 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, 55 për qarkullim me xhama të zinj, 35 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 21 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 14 për parakalime të gabuara, 9 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit, 9 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe 5 për mungesë siguracioni.

Policia bën me dije se në fokus të kontrolleve janë drejtuesit që qarkullojnë nën efektin e alkoolit dhe/ose pa leje drejtimi, që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo kryejnë manovra të rrezikshme, ndërsa shërbimet e Policisë kanë pasur prani të shtuar pranë institucioneve arsimore, para dhe pas përfundimit të procesit mësimor, për menaxhimin e trafikut dhe garantimin e sigurisë së nxënësve. Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.

Policia Rrugore u apelon të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve dhe të kontribuojnë në rritjen e sigurisë rrugore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.