🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,617 ▼ -1.38% ETH $2,367 ▼ -1.41% XRP $1.2806 ▼ -3.07% SOL $101.4600 ▼ -2.8%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Boterori

Nga bojkoti te Botërori, Erkand Qerimaj zgjidh përplasjen me Federatën

Zgjidhet ngërçi mes Erkand Qerimajt dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Pas alarmit të ngritur një ditë më parë, kur sportisti shkodran njoftoi tërheqjen nga Kampionati Botëror për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit e Federatës, situata duket se ka marrë një tjetër rrjedhë.

Ka qenë vetë shtangisti ai që, përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se gjithçka është zgjidhur. Megjithatë, sipas tij, kjo problematikë duhej të ishte trajtuar në kohë dhe me seriozitetin e duhur. Pavarësisht kësaj, 38-vjeçari është tashmë gati të marrë pjesë në Botëror.

Një ditë më parë, Qerimaj reagoi publikisht, duke kundërshtuar vendimin që, sipas tij, e detyronte të konkurronte pa trajnerin në krah. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai kërkoi ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse, duke vënë në pikëpyetje mbështetjen që po i jepej në prag të një aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar.

Megjithatë, pas reagimit të fortë dhe vëmendjes së krijuar rreth kësaj çështjeje, palët duket se kanë gjetur një zgjidhje.

Kështu, kriza që rrezikonte pjesëmarrjen e një prej emrave të njohur të peshëngritjes shqiptare ka marrë fund, duke i hapur rrugë përgatitjeve për Botërorin.

Pas polemikave dhe përplasjes publike, vëmendja tashmë zhvendoset te gara dhe mundësia që peshëngritësi shqiptar të përfaqësojë vendin në arenën ndërkombëtare

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.