“I prita 4 muaj, por më ofenduan…”- Protestuesit i refuzuan dialogun, Rama: I karakterizon frika se do cilës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për mungesën e dialogut me protestuesit, duke deklaruar se për katër muaj ka dëgjuar thirrjet e tyre, por sipas tij, ata nuk kanë paraqitur kërkesa konkrete dhe kanë refuzuar të ulen për bisedime.
Rama e ka cilësuar një pjesë të protestuesve si të ideologjizuar nga ajo që ai e quajti “profesori i dhunës”, ndërsa tha se në protestë është përfshirë edhe një komponent kriminal.
“Ka edhe një komponent kriminelësh, jam i bindur se muajt do sjellin dëshmi të vetë protestuesve kur ata të çlirohen nga ky qerthulli gjithë këtij revolucioni imagjinar pas të cilit qëndrojnë edhe forca që nuk e duan përparimin e Shqipërisë”, tha kryeministri.
Kryeministri Rama, në një dalje publike krah ministrit Ervin Demo, ka folur në lidhje me protestën, duke theksuar thirrjen e tij për të folur.
Nga ana tjetër, ai u shpreh se që nga qershori i ka dëgjuar protestuesit, por në asnjë moment ata nuk kanë pasur asnjë kërkesë, por vetëm sharë dhe ofenduar.
“E pyeta një pedagog se çfarë problematikash shihni ju që të bëheni pjesë e këtij grupi të vogël me të gjithë pedagogët e studentët dhe arsyet që më tha lidheshin me gjëra specifike krejt legjitime me QSUT. I thashë që të ulemi, të flasim dhe t’i çojmë gjërat përpara. Kur autoritetet të thonë të ulemi dhe të flasim,. Atëherë këmbëngulja në protestë bëhet e kotë.
E drejta për të protestuesit është legjitime, por dhuna jo. Ne po punojmë në këtë aspekt dhe po punojmë për t’i dhënë një dorë njerëzve në kushtet e këtij shtrenjtimi të jetesës. Nga ana tjetër po marrim masa ndaj dhunuesve, anarkisë, dhe atyre që i marrin të gjithëve lirinë për të jetuar normalisht dhe për të bërë detyrimet e përditshme.
Në anën e respektuar të shoqërisë që kërkon më shumë mbështetje dhe meritë, më shumë mundësi për tu strehuar, rishpërndarje dhe barazi sociale, ne jemi të fokusuar dhe së shpejti do të bëjmë me dije se cilat do të jenë masat që do të marrim. Për sigurinë dhe garantimin e lirive dhe të drejtave do të dalim me propozime dhe masa shumë konkrete.
Kjo është panorama e përgjithshme që desha të bëj dhe kush thotë se deri më sot paskemi qenë indiferentë të atyre që erdhën 4 muaj poshtë zyrës sime, harron që për kaq kohë kam dëgjuar më shumë se kushdo tjetër se çfarë ata kanë thënë. Unë kam qenë duke punuar dhe ata kanë qenë duke sharë dhe ofenduar poshtë zyrës.
Nuk kanë bërë asnjë kërkesë dhe asnjë propozim. Kam dashur të komunikoj, por i ka zënë frika ndaj njëri-tjetrit. Është një grup ANTIFA aty, që udhëhiqet nga dikush. Ka pasur edhe një komponent kriminelësh, njerëz të hurit dhe litarit që kanë marrë pjesë në këtë protestë. Pas kësaj proteste qëndrojnë edhe forca të huaja, që nuk ia duan të mirën Shqipërisë”, u shpreh Rama.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.