180 ditë revoltë kundër Ramës, qytetarët protestojnë te Kryeministria: Dorëheqja, e panegociueshme
Qytetarët kanë dalë sërish në protestë këtë të enjte kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, në ditën e 180-të të revoltës para Kryeministrisë, siç njofton BalkanWeb.
Qytetarë dhe të rinj studentë deklaruan se nuk heqin dorë nga revolta dhe se protesta do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Sipas tyre, kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama është e panegociueshme, ndërsa më 28 Nëntor është paralajmëruar protestë mbarëkombëtare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.