Ekonomia

2014-Deficiti buxhetor 31.9% më i ulët se një vit më parë

Politika fiskale ka patur një natyrë konsoliduese gjatë vitit 2014. Kjo politikë është shprehur në tkurrjen e deficitit buxhetor, qe ka reflektuar kryesisht rritjen e shpejtë të të ardhurave.

politikaSipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, deficiti buxhetor për 11 muajt e parë të vitit 2014 rezultoi 41.3 miliardë lekë, ose 35.1% më i ulët se niveli i programuar për këtë periudhë dhe 31.9% më i ulët se një vit më parë.

Deri në muajin nëntor, të ardhurat publike u rritën me 12.6% në terma vjetorë, ndërsa shpenzimet totale u rritën me rreth 5% në terma vjetorë. Megjithë natyrën konsoliduese, korrektimi fiskal nuk ka qenë i njëtrajtshëm gjatë vitit, veren BSH-ja. Sipas raportit të publikuar prej saj, ky korrektim ka qenë i përqendruar në gjysmën e parë të vitit – ai ka qenë mjaft i ulët në tremujorin e tretë ndërsa tremujori i katërt vlerësohet të ketë prodhuar një stimul fiskal pozitiv. Si dhe më parë, Banka e Shqipërisë vazhdon të mbështesë politikën e konsolidimit fiskal.

Rritja e qëndrueshmërisë së financave publike ul primet e rrezikut në ekonomi. Ajo krijon premisa për ndjekjen e një politike monetare më stimuluese dhe rrit efektivitetin e transmetimit të saj në ekonomi, bën të ditur Banka Qendrore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button