Politika

21 Janari, SHÇB: Ja si janë korrigjuar pas protestës urdhërat e Bashës

Të enjten në Parlament, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri lajmëroi kallëzimin penal për Lulzim Bashën për urdhërat e dhënë më 21 janar, si dhe e akuzoi atë për falsifikim të regjistrit të shërbimit të Gardës.

1428672489BREGU_8Top Channel ka mundur të sigurojë fletët e regjistrit në bazë të të cilave Shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e Brendshme ka ngritur padinë ndaj ish-ministrit Basha, aktualisht shefi i opozitës.

Në dy fletë të regjstrit të Gardës së Republikës, nga një vështrim me sy të lirë ka dyshime të forta se shënimet janë korrigjuar.

Duke iu bazuar edhe kallëzimit, sipas SHÇB-së, rezulton i pasqyruar me shënim nga operatori i Gardës urdhëri i dhënë nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ora 16:28, “Komunikoni me gjeneralin dhe të ngrihet helikopteri dhe të hedhë lëndë lakrimogjene mbi demonstruesit në Piramidë”.

Në bazë të dyshimeve të SHÇB-së, para korrigjimit fjala “lakrimogjenë” ka qenë “homogjenë”. Në dokument duket se fjala është e korrigjuar.

Një tjetër faqe e këtij libri është dorëzuar si provë materiale nga SHÇB në organin e akuzës. Shënimi shkruan se, “Urdhërdhënësi, gjenerali, ora 14:54 urdhëri: “Asnjë lloj zjarri pa zbatuar ligjin kundër demonstruesve”.

Edhe në këtë dokument duket se ka korrigjim në këtë frazë, pasi ka fjalë të mbivendosura në shënim. SHÇB dyshon sipas ekspertëve të tij, se para korrigjimit kjo frazë ka qenë, “asnjë lloj zjarri pa dhënë urdhër” dhe më pas i është shtuar, “kundër demonstruesve pa zbatuar ligjin”.

Në dokumenta duket qartë se në dy fletët që ministri i Brendshëm i referoi dje edhe në Parlament ka ndërhyrje. Duke iu bazuar kallëzimit të bërë nga SHÇB-ja, vetëm në këto dy fletë të mbajtura më 21 janar ka ndërhyrje në këtë regjistër dhe në asnjë fletë tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button